Ja se si

Mozilla planifikon edhe nje kopje testuese para lirimit të Firefox 3.1

Mar 3 2009
0 Shpërndarje
Mozilla planifikon edhe nje kopje testuese para lirimit të Firefox 3.1

altJavën e kaluar Mozilla konfirmoi se do të provojë edhe një kopje testuese (beta) të zhvillimit Firefox 3.1. Kjo do ta shtyjë datën e lançimit përfundimtar të shfletuesit për çerekun e dytë të vitit, apo edhe më vonë.

“Ne do ta përfundojmë testimin e Beta 3 gjatë javës së ardhshme “ – tha Mike Shaver, nën president i Mozilla duke iu referuar një problemi me JavaScript e ri të Firefox 3.1.

Ndërkohë Beta 4 do të përdoret si mjet për më shumë testime të TraceMonkey ( vegla JavaScpript) video dhe për përmirësime të mëtejme. Vendimi nuk ishte i papritur.

Javën e kaluar Shaver tha se virusët në TraceMonkey e kanë ngadalësuar zhvillimin e shfletuesit, duke e shtyrë lançimin për në çerekun e dytë të vitit.

Ndërkohë disa nga zhvilluesit e Mozilla thonë se pa veglën e JavaScript që po shkakton probleme, shfletuesi do të kishte dalur në treg si version përfundimtar që moti.

Mozilla përballet edhe me presionin e rivalëve të cilët tashmë i kanë bërë lëvizjet e tyre. Microsoft ka bërë levizjen e radhës me Internet Explorer 8, ndërkohë së fundi edhe Apple lëshoi Safari 4 beta që është rreth 40 përqind më i shpejtë se modeli i ri i Mozilla, Firefox 3.1.

 

Lajmet e fundit>