Softuer

Mozilla planifikon të konkurrojë kundër Apple e Microsoft

Jul 27 2011
0 Shpërndarje
Mozilla planifikon të konkurrojë kundër Apple e Microsoft

Projekti i njohur si Boot to Gecko (B2G), është një tentim për të thyer traditën e sistemeve operative si ato të Apple e Microsoft. Hulumtuesi Andresa Gal pranë Mozilla ka thënë se projekti do të duhej të zgjerojë shkathtësitë e ueb aplikacioneve dhe ka përshkruar B2G si një “sistem operativ të plotë dhe të veçantë për një ueb të hapur”.

Për momentin, ndërtimi i një aplikacioni për shumicën e pajisjeve mobile nënkupton se duhet krijuar diçka shumë specifike për sistemin operativ që funksionon në pajisjen mobile. Për shembull, tek iOS në pajisjet Apple dhe Windows Phone 7 në pajisjet që përkrahin Windows Phone, ueb aplikacionet ende janë të kufizuara.

Ueb aplikacionet – aplikacione që në përgjithësi funksionojnë brenda një shfletuesi dhe kërkojnë qasje në internet për të funksionuar normalisht – janë shpesh më pak të afta sesa aplikacionet natyrore, që punojnë jashtë shfletuesit dhe që janë të lidhura për së afërmi me sistemin operativ. 

Avantazhet e ueb aplikacioneve janë të lidhura me faktin se ofrojnë të njëjtën eksperiencë pavarësisht sistemit operativ. Megjithatë, dobësia e tyre është se shfrytëzojmë shumë pak avantazhe të veçorive të një sistemi të caktuar operativ. 

Mozilla shpreson se B2G do të bëjë më të shkathëta ueb aplikacionet për përdoruesit mobil dhe përdoruesit e kompjuterit. Ajo do të përdor sistemin operativ mobil Google Android si themel pikënisjeje. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>