Lajmet

Mozilla po heton për pagesat që merr Dell për të instaluar Firefox në një kompjuter të ri

Mar 7 2014
0 Shpërndarje
Mozilla po heton për pagesat që merr Dell për të instaluar Firefox në një kompjuter të ri

firefox_logo_new-786x305Dell u merr përdoruesve 16.25 paund (27.18 $) për të instaluar Firefox në një kompjuter të ri të sapo blerë.

Por Mozilla e ka mohuar një marrëveshje të tillë dhe ka deklaruar se po heton rreth kësaj çështjeje. “Nuk ka asnjë marrëveshje mes Dell dhe Mozilla-s e cila e lejon Dell ose çdokënd tjetër të marrë para për të instaluar Firefox duke përdorur këtë brand”, tha Zv Presidenti i Mozilla-s dhe njëherazi këshilltar i përgjithshëm, Denelle Dixon-Thayer për ThenextWeb. “Marka jonë e bën të qartë se nuk është e lejuar kjo gjë dhe ne po hetojmë këtë raport specifik.”

Një zëdhënës i Mozilla-s ka sqaruar edhe politikën e markave tregtare të kompanisë që përfshin dhe këtë çështje.

Tek seksioni “Shpërndarja e Softuerit”, dokumenti thekson: “Nëse përdorni Markën e Mozilla-s ju nuk mund të merrni para për këtë produkt. Duke mos marrë para, do të thotë se Produktet e Mozilla-s duhet të jenë pa kosto dhe shpërndarja e tyre nuk mund të jetë subjekt i një fature, ose kontrate, ose blerjes së një shërbimi. Nëse doni ta shisni produktin, ju mund ta bëni, por fillimisht duhet ta emërtoni këtë produkt me një emër tjetër, që nuk ka asnjë lidhje me Mozilla-n ose ndonjë nga markat e kësaj kompanie.”

Lajmet rreth kësaj praktike surprizë erdhën përmes një raporti nga The Register. Më pas u bë kontrolli i uebfaqes së kompanisë Dell në SHBA, Britani dhe Kanada për të verifikuar vërtetësinë e lajmit. (PCWorld Albanian)

dell_uk_firefox (1)

Lajmet e fundit>