Harduer

Mozilla po sjell smartfonët e saj të lirë Firefox OS në Indi

Jun 12 2014
0 Shpërndarje
Mozilla po sjell smartfonët e saj të lirë Firefox OS në Indi

Reference-device-with-Spreadtrum-chipset-Mozilla zbuloi se smartfonët e saj me Firefox OS po shpërndahen në Indi pasi kompania kishte rënë dakord të bënte marrëveshje me prodhuesit vendas Intex dhe Spice. Kjo dyshe do të prezantojë pajisjet me kosto tejet të ulët në këtë shtet në muajt në vazhdim, megjithëse Mozilla nuk zbuloi asnjë detaj rreth çmimit.

Tregu Indian dominohet nga telefonët e thjeshtë më kosto shumë të ulët, megjithëse një raport i fundit i IDC-së tregon se dërgesat e smartfonëve janë rritur me 186 % vitin e kaluar. Kjo dyshe do ta bëjë këtë treg të ketë një interes të lartë për pajisjet e bazuar në HTML5, Firefox OS.

Përveç bashkëpunimit në Indi, kompania gjithashtu ka bërë një marrëveshje me operatorin tajvanez Chunga Telecom. Kjo e sjell në total numrin e partnerëve në këtë projekt në 22 dhe janë të përfshirë edhe emra të mëdhenj si Telefonica, Deutsche Telekom, China Unicom dhe Singtel. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>