Lajmet

Mozilla prezanton axhendën “agresive” të sistemit më të ri operativ Firefox OS

Jul 21 2013
0 Shpërndarje
Mozilla prezanton axhendën “agresive” të sistemit më të ri operativ Firefox OS

Pavarësisht se ka kaluar vetëm pak kohë nga lançimi i sistemit më të ri operativ Firefox OS 1.0, Mozilla ka vendosur të zbulojë strategjinë që do të ndjekë për lançimin e versioneve të reja.

Kompania po planifikon të lançojë versionet e reja çdo tremujor ndërsa përditësimet e sigurisë do të jenë të disponueshme çdo 6 javë.

Në lidhje me këtë plan kaq intensiv njëri prej menaxherëve të Mozilla-s është shprehur se kjo është një prej strategjive më agresive përsa i përket lançimit të versioneve të përditësuara të një sistemi operativ.

Mesa duket Mozilla po përpiqet të ndjekë të njëjtin ritëm si me shfletuesin e saj, përditësimet e të cilit i lançon çdo 1.5 muaj.

Ndoshta nuk ka shumë kuptim që të lançohen kaq shpejt versione të reja të një sistemi operativ, por përsa i përket përditësimeve të sigurisë ato janë mëse të nevojshme dhe të justifikuara. Pavarësisht këtij premtimi Mozilla ende nuk ka publikuar datën e saktë të lançimit të Firefox OS 2.0. (PCWorld Albanian)

Firefox

Lajmet e fundit>