Lajmet

Mozilla prezanton telefonët e parë me sistemin operativ Firefox

Jul 2 2013
0 Shpërndarje
Mozilla prezanton telefonët e parë me sistemin operativ Firefox

Mozilla ka prezantuar dy smartfonët e parë që funksionojnë me sistemin e vet operativ, Firefox. Ata janë ZTE Open dhe Alcatel One Touch Fire.

Të dyja pajisjet do të jenë të disponueshme së shpejti përmes Telefonica dhe Deutsche Telekom. Telefonica ka lajmëruar se ZTE Open do të ofrohet në Spanjë duke filluar nga 2 korriku për 69 €.

Ndërkohë, edhe partnerë të tjerë priten të publikojnë datat e lançimit në tregjet përkatëse. Mozilla u shpreh se telefoni i parë me Firefox OS do të lançohet në Evropën Qendrore dhe Lindore përmes norvegjezes Telenor gjatë këtij viti.

Mozilla Firefox OS ishte një nga temat më të diskutuara gjatë Mobile World Congress të këtij viti në Barcelonë.

Ai është një sistem operativ i bazuar në HTML, është open source dhe pritet të jetë një alternativë zgjedhjeje e mirë ndaj Android-it, veçanërisht për pajisjet me çmim të arsyeshëm. Mozilla synon të përhapet sa më tepër në tregjet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Azisë dhe Amerikës Latine, të cilat aktualisht dominohen nga pajisje të lira me Android.

ZTE Open ka ekran 3.5-inç, procesor 1GHz Snapdragon, 256MB RAM, kamer 3.2-megapixel, Bluetooth, A-GPS dhe Wi-Fi. Edhe Alcatel One Touch Fire ka pothuajse të njëjtat specifikime, por procesori në këtë rast është Qualcomm. (PCWorld Albanian)

zte open

Lajmet e fundit>