Lajmet

Mozilla prezanton Thunderbird 13

Jun 8 2012
0 Shpërndarje
Mozilla prezanton Thunderbird 13

Mozilla, themeluesi i shfletuesit Firefox, ka njoftuar për lansimin e aplikacionit për email të quajtur Thunderbird 13, që sjell me vete një mori ndryshimesh, rregullimin e shumë defekteve dhe një metodë të re për krijim të emailit.

Versioni i fundit, ofron përkrahje të përmirësuar për dërgimin e materialeve të bashkangjitura në email, si dhe një partneritet të ri me YouSendIt, një shërbim komercial që bën ndarjen e materialeve, ku përdoruesit e Thunderbird mund të regjistrohen dhe të dërgojnë materiale me më shumë kapacitet sesa që lejon emaili i tyre. Me versionin e ri Mozilla thotë se janë ndrequr më shumë se 200 rregullime, përfshirë prishjet që detyronin aplikacionin të mbyllej papritmas.

Ndryshimi më i madh është veçoria e re që mundëson shtimin e më shumë se një email adrese njëkohësisht si dhe regjistrimin e domainit personal. Thunderbird, gjithashtu do të ndërtoj email adresën e personalizuar që të jetë gati të dërgoj dhe të marrë porosi menjëherë.

Nëqoftëse, keni dashur të keni një email adresë të personalizuar si, [email protected] apo [email protected], për ju, familjen apo biznesin tuaj, Thunderbird tani e ofron këtë mundësi. Thunderbird 13 është i disponueshëm për shkarkim në sistemet operative Linux, OS X, dhe Windows. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>