Lajmet

Mozilla propozon një teknologji të re në ueb për njohjen e interesave të përdoruesve nga reklamuesit

Jul 29 2013
0 Shpërndarje
Mozilla propozon një teknologji të re në ueb për njohjen e interesave të përdoruesve nga reklamuesit

Disa prej veprimeve të fundit të Mozilla-s në lidhje me rritjen e sigurisë për përdoruesit duke përfshirë këtu rritjen e vështirësisë për përdorimin e “cookie” me qëllim gjurmimin e sjelljes konsumatore nga uebfaqet e ndryshme ka mërzitur disi reklamuesit, megjithatë kompania sapo ka publikuar për ta një lajm interesant.

Mozilla ka prezantuar një ndërfaqe që mund të përdoret nga uebfaqet për të marrë sa më tepër informacion rreth interesave të përdoruesve.

Ideja kryesore qëndron në përshtatjen e përmbajtjes dhe reklamave sipas sjelljes së përdoruesve, por kjo e fundit të kontrollohet në bazë të publikimeve dhe jo në bazë të metodave të gjurmimit të sjelljes së përditshme.

API (Application Programming Interface), lançuar nga Mozilla do të vlerësojë automatikisht interesat e përdoruesve. Me anë të kësaj metode vërtetohet edhe njëherë se Mozilla është një organizatë misioni i të cilës është të rrisë përgjegjshmërinë te njerëzit në lidhje me gjithçka që ata publikojnë.

Kjo teknologji e re e krijuar për të ndihmuar publikuesit në ueb është ende në fazë fillestare dhe menaxherët e Mozilla-s besojnë se përkrahja masive e përdoruesve do të ndihmojë në suksesin e saj. (PCWorld Albanian)

mozilla firefox

Lajmet e fundit>