Softuer

Mozilla publikon shtesat që ngadalësojnë shfletuesin Firefox

Apr 5 2011
0 Shpërndarje
Mozilla publikon shtesat që ngadalësojnë shfletuesin Firefox

Pothuajse të gjitha shtesat kanë një ndikim negativ në punën e shfletuesit – dallimet janë të ndrysme tek shtesat e ndryshme. Sipas ndërmarrjes Mozilla, “në mesatare, secila shtesë që ju e instaloni shton rreth 10% kohë në fillimin e Firefox-it. Për disa përdorues kjo kohë është e shkurtër, ndërsa për disa mund të jetë një gjysmë sekondi; e tëra kjo varet nga hardueri dhe softueri i secilit individ. Shumë shtesa shtojnë nën 10% dhe fatkeqësisht, ka mjaft shtesa që shtojnë më tepër. Por, në bazë të të dhënave të botës tonë të vërtetë, instalimi i dhjetë shtesave do të dyfishojë kohën e fillimit të Firefox-it.”

Brenda dy javëve të ardhshme, Mozilla do të fillojë të paraqes paralajmërime përndonjë shtesë që e ngadalëson kohën e hapjes së shfletuesit në 25% apo mëshumë. Në versionin e ardhshëm, këto paralajmërime do të shfaqen në menaxhuesin e shtesave.

 Çdo javë Mozilla do të lëshojë testime të punëns në top 100 shtesat e vendosura në galerinë e vet dhe do t’i paraqes rezultatet në këtë faqe. Një nga shtesat më të njohura në Firefox, Firebug, e ngadalëson shfletuesin deri në 74%. Shikojeni listën dhe do të gjeni nëse ju përdorni ndonjë shtesë që është me ndikim jo të mirë në punën tuaj. Nëse e gjeni një shtesë të këtillë, gjejeni ndonjë shtesë tjetër për ta zëvendësuar pararendësen që do të mund të përmirësonte edhe përvojën në ueb.

Mozilla thotë që së shpejti do kontrollojnë versionet e reja të çdo shtese dhe në muajt e ardhshëm, kjo ndërmarrje do ta zgjerojë këtë me masa të tjera të kontrollimit si hapja e ndonjë faqeje interneti. Në versionet e ardhshme, Mozilla gjithashtu do të parandalojë instalimin e shtesave të palës së tretë derisa përdoruesi me vetëdëshirë e lejon këtë gjë, për të parandaluar zhvilluesit që të instalojnë shirita të ndryshëm në shfletues./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>