Analiza

Mozilla, Reddit dhe 4Chan bashkohen për të kërkuar ndaljen e programit të NSA-së

Jun 12 2013
0 Shpërndarje
Mozilla, Reddit dhe 4Chan bashkohen për të kërkuar ndaljen e programit të NSA-së

Programi i zbuluar së fundi për mbikëqyrje të internetit nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amaerikës (NSA) është kundërshtuar fuqishëm nga ndërmarrjet e teknologjisë, madje edhe nga ato që ishin të dyshuara për ndihmesë.

Por tani disa organizata dhe ndërmarrje janë duke shkuar edhe më tej, duke i dërguar një letër Kongresit Amerikan për të thirrur ligjvënësit që menjëherë të ndërpresin PRISM-in dhe format e tjera të mbikëqyrjes në internet.

Mozilla, Reddit, 4chan, ACLU dhe Electronic Frontier Foundation janë në mesin e 86 organizatave të ndryshme që kanë nënshkruar letrën dhe kanë lëshuar një fushatë të re online, “StopWatching.us” i fton përdoruesit e uebit që të vendosin nënshkrimet e tyre për peticion.

Nëse kjo lëvizje tingëllon si protestat kundër SOPA/PIPA-së gjatë fillimit të vitit 2012, në fakt ngjajnë edhe për nga dizajni. Siç shkruan zyrtar i politikës për privatësi dhe politikave publike të Mozilla-s, Alex Fowler, në një postim në blog duke e lajmëruar përpjekjen: “Ne kemi nevojë që të rindezim atë energji më tepër se kurrë më parë ashtu që zyrtarët tanë të zgjedhur të marrin veprimet e nevojshme për të ndriçuar atë se si politikat e tanishme mbikëqyrëse janë duke u zbatuar.” Fushata ishte koordinuar nga grupi i avokatëve liberalë Free Press.

StopWatching.us planifikon që të zgjerojë linjat e protestave të veta edhe për ligjet për linjat telefonike. “Gjëja e ardhshme që ne kemi nevojë të bëjmë është që të kemi një ditë për thirrje kur njerëzit mund të marrin telefonët dhe të thërrasin Uashingtomnin,” tha Rainey Reitman, drejtor me EFF, gjatë konferencës me raportues gjatë ditës së martë.

“Është vërtet fatkeqësi, por mijëra dhe mijëra e-maile që Stopwatching.us poi dërgonte Kongresit gjatë martës shkonin në inbox të shurdhër.” Reitman nuk ceku se kur planifikohet që të jetë ajo ditë, por tha që përdoruesit do të mund të jepnin kontributin e tyre duke nënshkruar uebfaqen e Stopwatching.us.

Reitman i ishte bashkuar thirrjes së shefit për privatësi në Mozilla, Alex Fowler, i cila tha që Mozilla ka përdorur ballinën e shfletuesit Firefox për të dërguar një porosi tek përdoruesit që t’i përkrahë ata që t’iu bashkohen atyre në protestë. (PCWorld Albanian)

mozilla Reddit

Tags >

NASA
Lajmet e fundit>