Lajmet

Mozilla ribrandon Firefox

Jul 31 2018
0 Shpërndarje
Mozilla beson se logoja e dhelprës së zjarrtë nuk përfaqëson tërë familjen e produkteve. Mozilla ribrandon Firefox

Mozilla do të ribrandojë Firefox. Kompania është në kërkim të feedbackut për pamjen e re e cila duhet të mbulojë shërbimet e Firefox.

Për shumicën e njerëzve, Firefox është thjeshtë një shfletues, por kompania dëshiron që marka të përfshijë aplikacionet dhe shërbimet e tërë familjes Firefox.

Mozilla beson se logoja e dhelprës së zjarrtë nuk përfaqëson tërë familjen e produkteve.

Në vend që të ndryshojë ngjyrat e logos, kompania do tja fillojë nga e para. Një ekip i Mozilla erdhi me dy opsione:

Mozilla nuk është në kërkim të dizajneve e as kërkon nga përdoruesit të votojnë.

Ajo që kompania kërkon është mendimi i tyre për dizajnin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>