Lajmet

Mozilla sjell Firefox 30 për Mac, Windows dhe Android

Jun 13 2014
0 Shpërndarje
Mozilla sjell Firefox 30 për Mac, Windows dhe Android

firefoxiphoneMozilla ka lëshuar Firefox 30 për Mac, Windows dhe Linux. Një version i ri, Firefox 30 për Android, po ashtu është duke u përgatitur për tu bërë i disponueshëm. Firefox përmban disa përparësi në krahasim me shfletuesit e tjerë.

Shfletuesi mobil i uebit është shumë i lidhur me platformën për shfletuesin për desktop, kështu që përdoruesit me lehtësi mund të sinkronizojnë opsionet dhe parapëlqimet e tyre. Firefox mban pozicionin e katërt si shfletuesi më i popullarizuar në SHBA – ai ishte njëherë në pozitën e dytë, duke qenë pas Internet Explorer, por versionet e reja për pajisje mobile dhe desktop sigurisht që janë versione që duhet të provohen.

Versioni i ri nuk ofron shumë ndryshime për përdoruesit e fundmë. Përditësimi përfshin një buton të ri të përshtatshëm në shfletues për qasje të lehtë tek bookmark-ët, si dhe shiritat anësorë social dhe të historisë; mbështetja për GStreamer 1.0, kështu që përdoruesit e Linux-it mund t’i qasen videos H.264 e po ashtu edhe audio skedarëve AAC dhe Mp3 përgjatë shfletuesit; dhe bashkësitë e komandave E për të gjetur tekst në Mac dhe për ta përdorur atë tekst si bazë për një kërkim. Sikur ndryshimet për zhvillues, shtojcat më nuk do të aktivizohen automatikisht.

Firefox 30 për Android përfshin butonat e rinj Quickshare. Mozilla ka përmirësuar dukshëm kohën e hapjes së faqeve në 3G, e po ashtu edhe të funksionimit të tërësishëm të shfletuesit të uebit, falë animacioneve të reja CSS3 dhe rrjedhshmërisë së paraqitjes së faqes. Të gjithë përdoruesit ekzistues të Firefox-it tani mund ta shkarkojnë versionin e ri Firefox 30 në kompjuterët e tyre, kurse Firefox 30 për Android është planifikuar të lëshohet së shpejti. Për t’i parë të gjitha ndryshimet që janë bërë në Firefox 30, mund të shikoni këtu. Zhvilluesit e uebit mund të shikojnë këtu për të parë ndryshimet që do të mund të jenë të rëndësishme për ta. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>