Lajmet

Mozilla synon krijimin e një API për kryerjen e pagesave të sigurta on line

Apr 5 2013
0 Shpërndarje
Mozilla synon krijimin e një API për kryerjen e pagesave të sigurta on line

Mozilla është duke punuar me shitësit me pagesë dhe organin e standardeve W3C për krijimin e një API që lehtëson dhe ndikon në rritjen e sigurisë të pagesave on line si në desktop po ashtu edhe në pajisjet mobile.

Për realizimin e këtij procesi Mozilla ka implementuar një API JavaScript eksperimental në sistemin operativ për smartfonë Firefox OS që do të lejojë aplikacionet ueb të pranojnë pagesa.

Mozilla argumenton se krijimi i një API të përbashkët për realizimin e pagesave që mund të integrohet me shumë shitës do të krijojë modele të reja biznesi për zhvilluesit.

Për krijimin e API-t navigator.mozPay() Mozilla është frymëzuar nga API i Google Wallet for Digital Goods dhe fillimisht do të jetë i disponueshëm për Firefox OS dhe më pas do të shtohet edhe tek Firefox për Android dhe Firefox për desktop.

Pavarësisht se momentalisht është në fazë eksperimentale dhe jo i përfunduar, Mozilla ka pritshmëri të larta përsa i përket përdorimit të tij për përpunimin e pagesave direkt në telefonat e parë me Firefox OS.

Pavarësisht se ky shërbim në ditët e sotme ofrohet nga PayPal dhe Stripe Mozilla argumenton se kur bëhet fjalë për pagesa on line përdoruesit duhet t’i ofrohen disa opsione që të ketë mundësi të zgjedhë.

API ka një avantazh pasi përdoruesit do të kenë mundësi të aktivizojnë këto pagesa pa shkëmbyer të dhënat e kartës së kreditit. (PCWorld Albanian)

firefox-13-beta

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>