Lajmet

Mozilla synon të sjellë realitetin virtual në shfletuesin e saj

Jan 25 2015
0 Shpërndarje
Mozilla synon të sjellë realitetin virtual në shfletuesin e saj

2015-01-24_1015

Verën që kaloi, Mozilla lançoi një version eksperimental të FireFox që ofronte mbështetje për aplikacionet që bazohen në realitetin virtual duke përdorur Oculus Rift. Kompania po vazhdon të punojë mbi realitetin virtual duke u përpjekur të sjellë inovacion në shfletuesin e saj. Hulumtuesi i realitetit virtual pranë Mozilla, Josh Carpenter, deklaroi se këto përpjekje përbëjnë një sfidë të madhe për kompaninë, por sfidat të tilla gjithmonë i kanë interesuar Mozillës.

Mozilla shton se ky plan nuk do ti sjellë të mira vetëm realitetit virtual por edhe shfletuesve. Për këtë arsye kompania ka ndërtuat WebVR, një API eksperimentale që e bën më të lehtë komunikimin e shfletuesit me pajisjet virtuale. Edhe Google po aplikon të njëjtin eksperiment. Deri tani vetëm Firefox ofron mbështetje për Oculus Rift por Mozilla deklaroi se ka në plan që të shtojë mbështetjen dhe për Linux, Firefox në Android dhe Google Cardboard.

(PC World Albanian)

Lajmet e fundit>