Lajmet

Mozilla të dhënat e përdoruesve të Firefox

Aug 28 2018
0 Shpërndarje
Këto të dhëna janë segmentuar sipas 10 vendeve me numrin më të lartë të përdoruesve të Firefox por edhe sipas rajoneve. Mozilla të dhënat e përdoruesve të Firefox

Si një organizatë, Mozilla gjithnjë ka qenë kampione e transparencës.

Sot zhvilluesit i shfletuesit Firefox publikoi raportin e ri të të dhënave rreth numrit të përdoruesve të Firefox dhe jo vetëm por edhe sesi e përdorin atë.

Firefox Public Data Report do të përmbajë informacione vjetor dhe mujore për numrin aktivë të përdoruesve, sa orë në ditë kanë shpenzuar në Firefox, sa kohë ka kaluar nga përditësimi i fundit, sa shtojca kanë instaluar dhe cilat prej tyre janë më populloret.

Këto të dhëna janë segmentuar sipas 10 vendeve me numrin më të lartë të përdoruesve të Firefox por edhe sipas rajoneve.

Të dhënat janë publikuar nga dita e sotme dhe përfshijnë informacione që nga viti i kaluar.

Raporti zbulon se Firefox tashmë ka 250 milion përdorues aktivë, 50 milion më pak se një vit më parë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>