Lajmet

Mozilla tërhiqet nga vendimi për Firefox-in për 64 bit, pas reagimit të përdoruesve

Dec 25 2012
0 Shpërndarje
Mozilla tërhiqet nga vendimi për Firefox-in për 64 bit, pas reagimit të përdoruesve

Firefox x64Mozilla gjatë ditës së premte u tërhoq nga vendimi, për versionin 64-bit të Firefox-it për Windows, duke pranuar që kritikat nga përdoruesit kanë ndikuar në këtë tërheqje.

“Pasi unë lajmërova vendimin tim për të ndalur jetën e versionit 64-bit për Windows, ishin reagime vërtet negative,”- pranoi Benjamin Smedberg, që është kontribuues në shfletuesin me burim të hapur, në një porosi në grupin për diskutim të planifikimeve rreth Mozilla-s.

“Pas vëzhgimit të atij reagimi dhe konsultimit me Inxhinierinë e Lëshimit, unë besoj që ne mund të mbajmë një bashkësi të përdoruesve të lumtur duke bërë një ndryshim në planin origjinal.”

Në nëntor, pas shumë muajsh debati, Mozilla pezulloi zhvillimin e Firefox-it prej 64-bit të Windows-it, duke cituar pamundësitë e shtojcave, problemet për raportimet e pengesave në deshifrim dhe një prioritet të ulët për projektin. (PC World Albanian)

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>