Lajmet

Mozilla teston integrimin e Facebook-ut me Firefox

Nov 21 2012
0 Shpërndarje
Mozilla teston integrimin e Facebook-ut me Firefox

Facebook-u është me të vërtet rrjeti shoqëror që shkakton humbje të madhe të kohës dhe Firefox është duke e bërë atë më të lehtë se kurrë më parë.

Ndërlidhja e Facebookut, që ka qenë në fazën testuese që nga 22 tetori, doli të martën si pjesë e veçorisë Social API të lëshimit të ri të Firefoxit.

Firefox deri tani ka lejuar që shtojca të mundshme për shkarkim të lidhen me rrjete shoqërore me shfletuesin. Social API-ja e re e bën procesin më pak të plasaritur.

Në vend se ta mbajë Facebook-un e hapur në një tab të ndarë, shtojca e re për Facebook tani shton shiritin anësor për lajmërime të cilin ju normalisht që e shihni në anën e faqes tuaj në Facebook, kështu që ju mund të jeni në rrjedhë me lajmet dhe njëkohësisht të shfletoni uebin. Bisedat në Facebook po ashtu do të paraqiten anash shfletuesit tuaj.

Pas kalimit në versionin përfundimtar të Firefoxit, ju mund të aktivizoni Facebook-un duke e vizituar faqen Facebook Messenger for Firefox dhe të filloni ta përdorni veçorinë. Ju po ashtu mund që ta ndalni atë në çdo kohë. Nëse nuk keni Facebook, ju madje nuk do t’i shihni këto opsione.

Cilat janë përfitimet?

Menaxheri i inxhinierisë në Mozilla, Gavin Sharp, thotë që integrimi me Facebook e largon nevojën për zhvendosje të vazhdueshme brenda tabeve, ose nevojën për të ofruar shfletimin e uebit me një ekran të dytë, si një smartfon. Facebook-u është rrjeti i parë shoqëror që lidhet me Firefox-in, por Mozilla është duke biseduar edhe me faqet e tjera.

“Baza e përdoruesve të Firefox-it përkon mjaft shumë me atë të Facebook-ut”,- thotë Sharp. “Si një hap i parë, kjo iu ofron përdoruesve të shumtë të Facebook-ut një rrugë të shkëlqyer për të përdorur Facebook-un në Firefox dhe në një rrugë që nuk është shumë ngacmuese.”

Sharp thotë që bashkëpunëtorët e mundshëm përfshijnë “të gjithë emrat që do të mund t’i prisni në hapësirën shoqërore,” por gjithashtu edhe faqet e tjera dhe ofruesit e softuerëve për produktivitet në zyrë.

Me gjasë, një shirit me vegla që përmban butona për rrjete të ndryshme shoqërore dhe bashkëpunëtorët e tjerë do të paraqiten në Firefox kështu që ju me lehtësi mund të integroni shfletuesin tuaj me faqet që i përdorni më së tepërmi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>