Vëzhgim

Mozilla tregon që Do Not Track është shpikje e saj

Feb 24 2012
0 Shpërndarje
Mozilla tregon që Do Not Track është shpikje e saj

Procedurat ligjore për Do Not Track dhe Projektligjin për të Drejtat për Privatësinë e Konsumatorëve janë ende duke funksionuar, por Mozilla pret që DNT të jetë pa pagesë dhe Komisioni Federal Tregtar të veprojë kundër ndërmarrjeve që i godasin në shpinë përdoruesit e tyre.

Në deklaratën e Mozilla-s thuhet:

“Ne jemi të nxitur për të parë vrullin për Do Not Track. Dhe sa për sot, është e sigurt të thuhet që është këtu për të qëndruar…Mozilla do të vahzojë të punojë në W3C, që e ka një rol vital për të kryer në krijimin e standardit ndërkombëtar…Ne dëshirojmë të vazhdojmë ta shohim Do Not Track të evoluoi përgjatë traditës së pasur të internetit të nismës së hapur të zhvillimit dhe bashkëpunimit. Do Not Track është mjaft i rëndësishëm për t’u bërë një prodhim i takimeve me dyer të mbyllura në vend se të jetë i hapur dhe me përpjekje të mbajtësve të ndryshëm.”

Dhe vetëm në rast se grupet e reja provojnë të rrëzojnë Do Not Track pasi që nuk i mbron përdoruesit, Mozilla do ta shuajë atë. “Nëse Do Not Track dështon të materializohet si një vegël produktive, ne do të shohim për të zhvilluar masa të tjera teknike për të siguruar që parapëlqimet e përdoruesit për privatësi janë të respektuara.”

Mbi të gjitha, Mozilla e mbajti një qëndrim të stilit të lartë. Kjo tingëllon freskët në një atmosferë ku Microsoft prodhon video bombastike kundër Google, gjersa Facebook dhe Twitter i zhbëjnë ndryshimet në prodhimet e Google që nuk iu përshtaten atyre me një shtojcë për shfletues “Mos u bë i keq”./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>