Lajmet

Mozilla vendos ta tërheqë versionin Metro të shfletuesit Firefox nga Windows 8

Mar 16 2014
0 Shpërndarje
Mozilla vendos ta tërheqë versionin Metro të shfletuesit Firefox nga Windows 8

firefox_logoGjatë të premtes, zëvendës presidenti i Firefox-it, Johnathan Nightingale, zbuloi që ai duhej të merrte vendim që të largonte versionin Metro të shfletuesit Firefox, që është i posaçëm për sistemin Windows 8. “Mozilla ndërton softuerë për ta bërë botën më të mirë, por ne duhet të përballemi në betejat tona,” shkruan Nightingale.

Mozilla ka qenë duke punuar në një version të shfletuesit të vet që përshtatet me kërkesat e ndërfaqes së përdoruesit të Ekranit Fillestar Windows 8 që nga viti 2012, përpara se të dilte në shitje për publikun sistemin i ri operativ nga Microsoft-i. Por përpjekja ka qenë e tensionuar, ku zhvillimi i vonuar kishte shkaktuar në formë të përsëritur edhe shtyrjen e datës së shitjes.

Një pjesë e madhe e problemit është që nuk ka kërkesë të mjaftueshme për ta arsyetuar përpjekjen. Si një projekt me burim të hapur, Firefox-i mbështetet në vullnetarët e pasionuar për të testuar versionet testuese të kodit të vet, por nuk ishin në numër të mjaftueshëm në dispozicion për versionin e Windows 8.

“Në çfarëdo dite për shembull miliona njerëz testojnë versionet para lëshimit të Firefox-it për desktop,” shkroi Nightingale, “por ne kurrë nuk kemi parë më tepër se 1000 përdorues aktivë ditorë në ambientin Metro.”

Duke pasur përpara mjaft vështirësi, Nightingale vendosi përfundimisht që ta largojë shfletuesin në vend se të lëshonte një produkt inferior. “Ne do të mund ta ofronim atë, por kjo nënkupton që nuk ka mjaft testim në botën reale,” shkroi ai. “Kjo do të nënkuptonte që shumë vrima të zbuluara në fushë, duke kërkuar shumë takime të inxhinierëve, dizajn, dhe përpjekje me PP [Pyetje dhe Përgjigje].” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>