Biznes

Mozilla zyrtarizon logon e re

Jan 18 2017
0 Shpërndarje
Mozilla zyrtarizon logon e re Photo Source: Mozilla

E mbani mend kur Mozilla lançoi një konkurs dizajni për logon e re të fondacionit? Nga të gjitha dizajnet e dërguara, Mozilla duket se e ka zgjedhur një më në fund. Është logo minimaliste: ‘moz://a’.

Kompania ka lançuar zyrtarisht logon e saj përmes një video e publikuar në Youtube. Logoja e re të ofron mundësi të shumta implementimi në përmbajtjet dixhitale por edhe ato të printuara.

Në një postim në blog Mozilla hyri më në detaje të logos duke ofruar disa imazhe ekstra që tregojnë përshtatjen e logos në ngjyra të ndryshme.

Ajo përdor një font të quajtur Zilla krijuar nga Typotheque. Është një font falas dhe me burim të hapur. (PCWorld Albanian)

Tags >

Mozilla
Lajmet e fundit>