Lajmet

Mozilla: Bing ka privatësi më të mirë sesa Google

Dec 12 2009
0 Shpërndarje
Mozilla: Bing ka privatësi më të mirë sesa Google

Asa Dotzler, një veteran i Mozilla-së, ishte përgjigjur ndaj komentit të Eric Schmidt në këtë mënyrë “nëse keni ju diçka që nuk dëshironi askush ta dijë, atëherë ndoshta do të duhej të mos e bëni këtë gjë ju në rend të parë”.

Kjo vërejtje ishte bërë si pjesë e një interviste me CNBC, të cilën Dotzeri i nervozuar e kishte postuar në një blog dhe e kishte titulluar “Ai që nuk kupton”.  “Ai ishte Eric Schmidt, CEO i Google, duke ju thënë saktësisht çfarë mendoi ai rreth privatësisë. Nuk ka dykuptimësi, jo “jashtë kontekstit” shkruan ai.

Ai e ka përcjellë shkrimin e tij me instruksione sesi të ndërroni makinën tuaj kërkuese të zakonshme dhe të kaloni në Bing, nëse përdorni Firefox, në vend se të përdorni Google, dhe pastaj shtoi edhe komentin “Bing ka një politikë privatësie më të mirë sesa Google”.

Nuk është e qartë nëse ky qëndrim është në pajtim me pjesën tjetër të kolegëve të tij pranë Mozilla-së. Të dhënat e fundit treguan se 91% e të hyrave të fondacionit burojnë nga një marrëveshje kërkuese me Google.

Google paguan Mozilla-në që ta vendos Google në faqen kryesore të saj në momentin e instalimit dhe që të vendos një shirit kërkues në shiritin e veglave të shfletuesit.

Marrëveshja në fjalë pritet të zgjatë deri në vitin 2011.

Lajmet e fundit>