Softuer

Mozilla Fennec edhe për Android

Aug 28 2010
0 Shpërndarje
Mozilla Fennec edhe për Android

Sipas zhvilluesit Stuart Parmenter pranë Mozilla, iterimi më i ri i shfletuesit ishte dizajnuar për të krijuar një ueb eksperiencë të “vetme” fluide mes desktopit tradicional dhe pajisjeve mobile.

”Për shembull, Fennec Alpha ofron Firefox Sync, që sjellë qasje të padukshme në Awesome Bar të historisë së shfletimit, bookmarks, fjalëkalime, mbushje të formularëve me të dhëna dhe ndarje të hapura” shpjegoi ai.

”Shfletuesi gjithashtu rrit performancën dhe reagimin ndaj veprimeve të përdoruesit. Kjo është duke u implementuar duke përdorur këto dy teknologji të mëdha: Electrolysis dhe Layers”.

Në fakt, Fennec Alpha mbështet Electrolysis, gjë që i lejon ndërfaqes së përdoruesit të punojë në një proces të veçantë nga ai që përpunon ueb përmbajtjen. Kjo fabrikon reagim më të shpejtë ndaj të të hyrave të përdoruesit ndërsa në anën tjetër faqe janë duke u ngarkuar apo është duke punuar një JavaScript intensive në CPU.

Megjithatë, veçoria e Layers do të implementohet në një beta version që do të paraqitet në të ardhmen dhe pritet që të sjellë veprime dukshëm më intensive në aspektin grafik, siç është scrolling, zooming, animacionet dhe video.

”Ne gjithashtu jemi duke shikuar për të përshtatur këto veprime duke përdorur grafikë të përshpejtuar nga hardueri, që janë të pranishme në pajisjet e sotme mobile” shtoi ai.

Lajmet e fundit>