Siguri

Mozilla stopon përditësimet e sigurisë për Firefox

Sep 14 2010
0 Shpërndarje
Mozilla stopon përditësimet e sigurisë për Firefox

Kolegu ynë nga Comptuerworld, Michael Horowitz raportoi në rend të parë problemin të dielën e kaluar pasi ai tentoi të përditësojë versione më të vjetra të Firefox në disa makina të ndryshme. Kur Horowitz kërkoi nga Firefox 3.5.11, 3.6.3 dhe 3.6.8 nëse ka një përditësim, shfletuesi i tha se nuk ka edicione më të reja. Versionet më të reja të Firefox janë 3.5.12 dhe 3.6.9, të cilat Mozilla i ka paraqitur javën e kaluar kur arnoi 15 lëshime, 11 prej tyre të etiketuara si “kritike”.

Stafi i Computerworld riprodhoi të njëjtën gjë pasi tentuan të përditësojnë një kopje të Firefox 3.6.6 në Windows Vista dhe Firefox 3.6.8 në Mac. Normalisht, versionet më të vjetra të Firefox do të pranonin një përditësim brenda 24 deri 48 orëve pas lansimit të tij, apo kur përdoruesi në mënyrë manuale klikon “Check for updates” nga menyja Help.

Por të hënë, Mozilla tha se ka stopuar ofrimin e Firefox 3.5.12 dhe 3.6.9 sepse një krimb ka bllokuar disa makina pasi ato kanë bërë përditësimin, dhe më pas është shkaktuar ristartimi i shfletuesit.

“Ne kemi limituar përditësimet në Firefox 3.6.9 dhe Firefox 3.5.12 në këtë kohë sepse po shqyrtojmë disa të dhëna që sinjalizojnë se këto versione janë jostabile” tha Michael Shaver, lideri i inxhinieringut pranë Mozilla.

Raportet për bllokim kanë buruar nga makinat prej të gjitha platformave, Windows, Mac dhe Linux. Mozilla në anën tjetër nuk ka bërë të ditur kur do të kthehen përditësimet në procesin normal. Ata që dëshirojnë të kalojnë në version më të ri të Firefox mund të shkarkojnë 3.5.12 apo 3.6.9 nga faqja e Mozilla-së, dhe ta instalojnë ato mbi kopjet ekzistuese që i kanë të instaluar anë kompjuter. /pcworld.al

Lajmet e fundit>