Vecuara

MPAA pranon që pirateria nuk është e njëjtë si vjedhja

May 22 2012
0 Shpërndarje
MPAA pranon që pirateria nuk është e njëjtë si vjedhja

CEO i MPAA Chris Dodd pranoi më në fund se strategjia e këtij grupi për  ta krahasuar piraterinë me vjedhjen, është një zgjedhje e papërshtatshme. Gjatë dekadës së fundit (ose më gjatë), Industria e Mediave e ka përdorur fjalën “vjedhje” për ta përshkruar piraterinë dhe “hajdutë” ata që kopjojnë apo në mënyrë të paautorizuar bëjnë publikimin e filmave.

Dodd duket se ka zbutur qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje, duke shtuar:  “Ne do të duhet të jemi më delikatë dhe më të orientuar ndaj konsumatorit. Ne jemi në rrugë të gabuar, nëse e përshkruajmë këtë si vjedhje”.

MPAA mund të mendojë ende se është vjedhje që të kopjoni apo shpërndani një film, por nuk do ta përdori më këtë term. Në videon e postuar mund ta shihni se si duket reklama e MPAA kundër piraterisë: http://www.youtube.com/watch?v=HmZm8vNHBSU

MPAA (Motion Picture Association of America ) është një organizatë që përfaqëson interesat e industrisë së filmit dhe industrisë televizive si në SHBA, ashtu edhe ndërkombëtarisht, duke mbrojtur veprat e tyre  krijuese  dhe duke luftuar vjedhjen e të drejtave autoriale. (PCWorld Albanian)

Tags >

pirateria
Lajmet e fundit>