Lajmet

MPAY do të jetë një nga finalistët e akseleratorit fintech Elevator Lab

Sep 16 2017
0 Shpërndarje
MPAY është përzgjedhur nga 336 kompani nga 52 vende të botës, midis tyre edhe 6 kompani nga Shqipëria. MPAY do të jetë një nga finalistët e akseleratorit fintech Elevator Lab

Kompania shqiptare e shërbimeve financiare MPAY do të jetë një nga finalistët e Elevator Lab.

MPAY është një shërbim inovativ dhe stimulues, i cili bën të mundur që çdo person me çdo tip telefoni celular të kryejë pagesa të ndryshme.

Falë shërbimit Shqiptarët mund të përdorin telefonin celular për të paguar faturat e tyre, për të kryer rimbushje elektronike, për të kontrolluar vlerën e llogarisë bankare si dhe për të marrë njoftime lidhur me datat e faturave për t’u paguar.

MPAY është përzgjedhur nga 336 kompani nga 52 vende të botës, midis tyre edhe 6 kompani nga Shqipëria.

Elevator Lab është një akselerator fintech i ndërtuar nga Banka Raiffeisen. MPAY renditet mes 17 finalistëve të këtij viti.

Pjesëmarrësit kanë disa përfitime si sesione mentorimi me ekspertët më të mirë të bankingut, opsione investimi, bootcampe, ekspozim tek ekzekutivët por edhe investitorët e jashtëm.

Akseleratori fokusohet tek startupet, produktet dhe teknologjitë inovative fintech të provuara.

Aplikimet të cila tu hapën me 1 Qershor u mbyllën me 31 Korrik dhe pjesëmarrësit kaluan nëpër katër faza përpara se të arrinin finalen.

Rrugëtimi i tyre në programin e akseleratorit fillon më 17 Tetor dhe përmbyllet më 20 Shkurt të vitit të ardhshëm.

Që nga 2011-ta, MPAY ofron shërbime duke përdorur teknologjinë më të fundit duke mundësuar një shërbim të thjeshtë dhe të sigurtë.

Nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me institucionet financiare dhe operatorët e telefonisë celulare çdo transaksion respekton standartet më të larta të sigurisë. /PCWorld Albanian

Tags >

MPAY
Lajmet e fundit>