Lajmet

MS Office për Android dhe iOS vjen në vitin 2013

Nov 9 2012
0 Shpërndarje
MS Office për Android dhe iOS vjen në vitin 2013

Versioni i shumëpritur për Android dhe iOS i Microsoft Office, pritet të jetë funksional në fillim të vitit të ardhshëm.

Raportet në internet tregojnë që platforma për produktivitet e Microsfot do të jetë në dispozicion për këto dy platforma mobile pikërisht në vitin 2013. Aplikacionet për iOS dhe Android nuk do të jenë në funksionim të plotë pa një abonim në shërbimin cloud Office 365 të Microsoft.

Sipas një raporti nga Verge që citon burime anonime, aplikacioni i ardhshëm i Office do të mundësojë shikimin e dokumenteve për Word, PowerPoint dhe Excel. Për të qenë në gjendje për të ndryshuar dokumentet, duhet një abonim në Office 365.

Çmimi në abonimin mobil në Office 365, nuk është bërë i ditur

Verge nuk përfshiu ndonjë çmim për atë abonim në këtë raport, por versioni i Office 365 i produktit Office Home Premium i Microsoft kushton 99.99 dollarë në vit për një licencim për pesë kompjuterë.

Abonimi mobil në Office 365 do të kushtojë sipas gjasave më pak se kaq, veçanërisht pasi aplikacioni do të jetë më i pafuqishëm se homologu i vet për desktop. Kjo është po ashtu çështja me versionin e Office të lidhur me tabletët Surface RT.

Verge raportoi që versioni për iOS i Office për mobil do të lëshohet në fund të muajit shkurt ose në fillim të muajit mars të vitit 2013, ndërsa edicioni për Android do jetë më vonë në atë vit, sipas parashikimeve në muajin maj. (PCWorld Albanian)

Tags >

office
Lajmet e fundit>