Harduer

MSI debuton teknologji që largon pluhurin!

Sep 6 2011
0 Shpërndarje
MSI debuton teknologji që largon pluhurin!

Parandaloni pluhurin dhe nuk do të keni shumë probleme me nxehtësi, së paku përderisa skema e ftohjes është në gjendje të rregullt. Por për të ndihmuar në parandalimin e paraqitjes së pluhurit në sistemin tuaj, MSI së fundi ka shpalosur një teknologji të quajtur “Dust Removing Technology”.

MSI është duke implementuar këtë teknologji në kartelat e saja grafike dhe thënë shkurt është një trik i fluturave të ftohjes që punojnë në lëvizje të kundërt me akrepat e orës në shpejtësi të plotë për 30 sekonda çdo herë që ndizni sistemin tuaj. Ideja qëndron në atë se pluhuri i padëshiruar që lidhet me kartelën grafike dhe sistemin metalik të ftohjes bllokon qarkullimin e ajrit dhe shkakton nivele kritike të temperaturës por duke lëvizur ajrin në drejtim të kundërt mundësohet largimi i pluhurit qysh në start.

Ana negative këtu është se pluhuri do të fluturoj sërish në shtëpizën e kompjuterit tuaj, por megjithatë e keni një pikë të vetme ku duhet të punoni për të larguar pluhurin e jo edhe kartelën grafike. Ideja e MSI qëndron me zgjatjen e jetëgjatësisë së GPU’s dhe teknologjia e këtillë do të debutojë me kartelën grafike MSI N580GTX Lightning Xtreme Edition.

Specifikat e MSI N580GTX

Xtreme Edition veçohet me një shpejtësi të bërthamës prej 832Mhz dhe me 3GB GDDR5 që kanë shpejtësi prej 4200 MHz në 384-bit bus. Kartela ka dy dalje DVI, një port HDMI dhe një DisplayPort. Por është teknologjia Dust Removal Technology që do ta veçoj dhe siç u theksua edhe ngjyra e fluturave ftohëse ndryshon në bazë të temperaturës. Duke përdorur Smart Temp Sensor Technology, ndryshohet temperatura nga e kaltërta në të bardh për të sinjalizuar ngritjen e temperaturës. /pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>