Harduer

MSI konkurrenti i parë në betejën me Apple iPad

Jan 28 2010
0 Shpërndarje
MSI konkurrenti i parë në betejën me Apple iPad

Sipas DigiTimes, Tablet PC-ja pritet të ketë një ekran të ndjeshëm në prekje me madhësi 10 inç së bashku me përkrahje për rrjet pa tela .

“Tablet PC-ja do të ketë peshë të lehtë dhe dizajn të hollë për të ofruar avantazh të madh në lëvizshmëri, gjersa  në anën tjetër do të shfaq të të gjitha funksionet një laptopi,” tha zëdhënësi i MSI,Sambora Chen.

“Megjithatë, MSI do të jetë fleksibile në specifikimet dhe do të nisë modele të ndryshme në bazë të kërkesës së tregut.”

Robert Evans nga i4U spekulon se, MSI Tablet  ka gjasa të përkrahë multitasking, një tipar që aktualisht i mungon produktit të sapo shfaqur nga Apple, atij iPad.

“MSI e ka të qartë se do të ketë variante të shumta të këtij tableti, të cilat do të dizajnohen për të plotësuar kërkesat e tregut.”

Megjithatë thuhet se pavarësisht konkurrencës së re, pajisja 10 inçëshe nga MSi premton shumë çka.

Specifikimet thuhet se do të jenë” fleksibile’ dhe kompania do të fillojë me lansimin e modeleve të ndryshme në bazë të kërkesës së tregut, që do të thotë se nëse konsumatorët nuk pëlqejnë çmimin prej 500 dollarë, atëherë ka gajsa të mira se MSI do të plasojë modele më të ira.

Lajmet e fundit>