Harduer

MSI lajmëroi PC All-In-One për lojra me Windows 8

Mar 6 2013
0 Shpërndarje
MSI lajmëroi PC All-In-One për lojra me Windows 8

MSI AIOKa disa lloje all-in-one PC me Window 8 touchscreen të cilat kanë dalë kohët e fundit, dhe me sa duket të tjera po vijnë në 2013.

Gjithsesi të gjitha prej tyre janë klasifikuar si mjete biznesi ose për familje dhe në zyrë. Dy ditë më parë MSI lajmëroi Windows 8 All-in-one PC e cila supozohet se është për lojtarët e pasionuar.

MSI e prezantoi PC MSI AG2712 në CeBIT në Gjermani javën e kaluar. Brenda mund të ketë një procesor Core i5 ose i7 dhe ekrani është 27 inç. Gjithsesi çelësi i tij është karta grafike, e cila është e tipit GTX 670X.

Mundësia për touchscreen është me dëshirë kështu që nëse nuk e doni nuk do ta merrni. Pajisja vjen gjithashtu me dy porta USB 3.0 në anën e majtë bashkë me një lexues kartash memorje. Gjithashtu ka 2 porta HDMI.

Deri tani nuk ka akoma të dhëna se kur MSI ka në plan ta nxjerrë në treg apo se sa do të jetë çmimi. (PCWorld Albanian)

Tags >

pc
Lajmet e fundit>