Harduer

MSI lanson Notebookët Multimedial CX61 dhe CR61

Jul 25 2012
0 Shpërndarje
MSI lanson Notebookët Multimedial CX61 dhe CR61

Micro-Star International ditën e premtë zgjeroi linjën e produkteve të veta me përfshirjen e notebookëve multimedial CX61 dhe CR61. Në fakt, të dy laptopët 15.6 inçësh janë në thelb e njëjta pajisje, me të vetmin ndryshim se CX61 ka një kartelë grafike të dedikuar. 

Mundësuar nga gjenerata e tretë e procesorëve Intel Core, të 2 notebookët kanë një peshë prej rreth 2.25 kg. Brenda këtyre notebookëve do të gjeni hard disk SATA nga 500GB deri në 720GB, deri në 8GB DDR3 RAM, lexues/shkrues DVD, Bluetooth 4.0 dhe Wi-Fi.

Notebookët kanë ekran 15.6 inçësh me një rezolucion 1366×768, një USB 2.0 dhe 2 porte USB 3.0 si dhe një Ueb kamera HD. Bateria e tyre mbanë deri në 7.5 orë punë. CX61, në dallim nga CR61, ka një kartelë grafike të integruar Nvidia GeForce GT 640M/630M. Për momenit ende nuk ka ndonjë detal rreth çmimit. (PCWorld Albanian)

Tags >

MSI
Lajmet e fundit>