Harduer

MSI paraqet Wind Top AE2010

Aug 30 2009
0 Shpërndarje
MSI paraqet Wind Top AE2010

Sigurisht që një nettop është diçka më pak se një desktop i plotë dhe më i fuqishëm, në fakt, AE2010 ka në qëndër të tij një procesor AMD Athlon X2 Dual Core 3250e prej 1.5 GHz, por sidoqoftë mjaft të fuqishëm krahasuar me Intel Atom 330 të versionit të mëparshëm, AE1900.

Duke u bazuar në çipsetet RS780G and SB710 të AMD, ky sistem mund të garantojë gjithashtu më shumë performancë grafile, falë Radeon HD3200 të integruar. Por ajo me të cilën MSI vërtetë surprizon, është shtimi i memories nga 1GB në versionin e mëparshëm në plot 4GB për AE2010.

MSI Wind Top AE2010 ka një monitor touch prej 20 inch të shoqëruar me aplikacione touch që e bështesin, ëireless, kamera dhe mikrofon të integruar, një hard disk prej 320 GB dhenjë card reader. Sistemi rezultant është një ndër balancimet më të mira të kohëve të fundit përsa i përket funksionalitetit, kostos dhe estetikës dhe do të ofrohet duke filluar nga $649.

Lajmet e fundit>