Harduer

MSI prezanton kartelë të re grafike, N560GTX-Ti Hawk

Apr 11 2011
0 Shpërndarje
MSI prezanton kartelë të re grafike, N560GTX-Ti Hawk

Kjo është filozofia prapa dizajni të kartelës së re grafike nga MSI, N560GTX-Ti, Edicioni Wahk e cila është e pajisur me një aparaturë të re ftohëse Twin Frozr III Dual-Fan, që veçohet gjithashtu me teknologjinë ekskluzive Propeller Blade të MSI. Sipas prodhuesit të kartelës, rezultatet janë rreth 20 për qind më shumë qarkullim të ajri sesa që do të kishit parë me ftohës të zakonshëm, dhe rezultatet përfundimtare janë një temperaturë e GPU-së që është 17 shkallë celsius më e ftohtë.

Veçoritë tjera të kartelës grafike të Edicionit Hawk përfshijnë një dizajn 8+1 PWM që dyfishon fuqinë e GPU-së, dhe përveç kësaj përkrahet edhe nga komponente të veçanta “Të kategorisë ushtarake” (kështu i quan MSI). Në kombinim me veglën MSI Afterburner për Overclock, MSI pretendon se kjo është kartela e parë GTX 560 Ti që përkrahë përshtatje të voltazhës, GPU-së, memories dhe PLL-së.

MSI N560GTX-Ti ka një shpejtësi të bërthamës prej 950 Mhz dhe 1GB GDDR5 memorie me frekuencë punuese prej 4200MHz në një bus 256-bit. E sa i përket çmimit ai mbeti i panjohur… /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>