Harduer

MSI prezanton laptopin e dedikuar për gejmerë GX640

Apr 23 2010
0 Shpërndarje
MSI prezanton laptopin e dedikuar për gejmerë GX640

Siç na kanë thënë të moçmit, e rëndësishme është ajo që është brenda dhe jo ajo që është jashtë, dhe i riu GX640, është një makinë që ka një burim të pashtershëm energjie përbrenda vetes.

Shasia e njohur kuq e zi, me një ekran të shkëlqyeshëm 1680 x 1050 piksela LCD, tani përmban në konfigurimin bazë një procesor të ri 2.2 GHz Core i5-540M (mund të zgjidhni edhe CPU Core i7) dhe ofron 4GB deri në 8GB RAM memorie DDR3.

Grafika fuqizohet nga ATI Mobility Radeon HD 5850, ndërsa lista e veçorive përcillet nga 802.11 b/g/n WiFi, bateria gjashtë qelizore apo nëntë qelizore litium-hekur, HDD me kapacitet prej 500 GB e tutje, etj.

Të mos harrojmë se lista veçorive mund të ndryshojë në varësi të zgjedhjes suaj dhe në varësi të kësaj mund të ndryshojë edhe çmimi.

Lajmet e fundit>