Harduer

MSI prezanton laptop të ri me Intel Sandy Bridge

Jan 27 2011
0 Shpërndarje
MSI prezanton laptop të ri me Intel Sandy Bridge

Laptopi më i ri nga MSI që bazohet në një sistem operativ Windows 7 Home Premium 64-bit, arrin i pajisur me një procesor Intel Core i7 – 2630QM, me 8GB RAM dhe me një kapacitet total prej 1 Terrabajt hapësirë magazinimi. Kjo hapësirë është e shpërndarë në dy disqe me kapacitet prej 500GB dhe me 7200 rpm. Laptopi gjithashtu ka një kartelë grafike Nvidia GeForce GTX 460M me 1.5GB RAM.

Veçori tjera përfshijnë 802.11 b/g/n WiFi dhe Bluetooth, THX TruStudio Pro (për zërim të shkëlqyer), altoparlantë Dynaudio Premium, CPU të përshpejtuar me teknologjinë MSI TDE, teknologji MSI Cooler Boost, USB 3.0, ueb kamerë të integruar 720p dhe dalje HDMI.

MSI GT680R-008US do të duhej të paraqitet menjëherë në shitje tek dyqanet online dhe në dyqanet e kompanisë, dhe atë me një çmim prej 1649.99 dollarë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>