Harduer

MSI Wind Top AE2220 gati për treg

Nov 18 2009
0 Shpërndarje
MSI Wind Top AE2220 gati për treg

Së paku për këtë moment ky është një prej produkteve më të mira të kësaj kategorie, dhe falë ekranit që ka një madhësi prej 21.5 inç dhe përkrahë multitouch, eksperienca në Windows 7 Home Premium (Sistem i integruar në këtë makinë) do të jetë tejet atraktive.

Në AE2220 gjeni 4GB memorie DDR2, procesor 2.2 GHz T6600 ose 2.1 GHz T4300 Intel, ndërsa kapaciteti i diskut për ruajtjen e të dhënave është 500GB.

Dy porte PCIe ofrojnë shpresa rreth avancimeve të mundshme gjatë të ardhmes, dhe veçoria VESA për montim në mur, nënkupton se ju nuk do të keni nevojë që të pastroni tavolinën tuaj të punës.

Ky produkt ende nuk është paraqitur tek shitësit, por Amazon e ka vendosur në faqen e para-porosive me një çmim prej 699 dollarë, çmim të cilin e konsiderojmë mjaft të arsyeshëm.

Lajmet e fundit>