Analiza

MSN Messenger i Microsoft del në “pension”

Aug 30 2014
0 Shpërndarje
MSN Messenger i Microsoft del në “pension”

14f498b6c0961e0c58b32a1d44c4e8691e97b40fMSN Messenger ose ndryshe Windows Live Messenger ashtu si njihet gjerësisht, do të dalë plotësisht në “pension” më 31 tetor.

Krijuesi i softuerëve njoftoi planet e tij për të transferuar të gjithë përdoruesit e tij tek Skype, por Microsoft e vazhdoi shërbimin në Kinë. Pas 31 tetorit përdoruesve do u duhet të përdorin Skype, duke i dhënë kështu fund 15 viteve të shërbimit.

MSN Messenger filloi në vitin 1999 si një rival i shërbimit AOL AIM . Të dy kompanitë luftuan mbi dominimin e chatit online. Gjatë viteve Microsoft i shtoi karakteristika të reja si figurat në chat, aftësia për të luajtur Minesweeper me shokët si dhe opsioni për të dërguar figura lëvizëse.

Me hyrjen në treg të aplikacioneve të reja më novatore MSN duket se e ka humbur vendin e saj të mëparshëm. Microsoft zakonisht i ka festuar përvjetorët e tij me maskotat jeshile, por përvjetori i 15 pritet të jetë ai që shënon largimin në heshtje të MSN. (PCWorld Albanian)

Tags >

MSN
Lajmet e fundit>