Lajmet

MSN TV do të mbyllet më 30 shtator

Jul 9 2013
0 Shpërndarje
MSN TV do të mbyllet më 30 shtator

Microsoft do të mbyllë më 30 shtator shërbimin MSN TV, i cili u mundësonte përdoruesve të navigonin në ueb përmes televizorëve të tyre, për arsye se në ditët e sotme, ka mjaft mundësi të tjera për të aksesuar internetin siç janë telefonët mobile, tabletët dhe konsola e vet Xbox.

Gjigandi softuerik e bleu Web TV Networks për 425 milionë $ në vitin 1997 për të plotësuar setin e vet teknologjik si dhe për t’u ofruar mundësi përdoruesve të lidhnin televizorin e tyre me internetin. Më vonë ai u quajt MSN TV dhe versioni tjetër me karakteristika të reja u lançua me emrin MSN TV 2.

“Që prej asaj kohe, uebi ka qenë në evolim të vazhdueshëm me ritme të jashtëzakonshme dhe sot ka mjaft mënyra për ta aksesuar,” shkruan Microsoft në postim. “Prandaj, edhe pse me shumë vështirësi, kemi vendosur ta mbullin shërbimin MSN TV më 30 shtator 2013.”

Konsumatorët e MSN TV 2 do të kenë mundësi ta përdorin shërbimin deri në ditën e fundit, pra, deri më 30 shtator. Ata do të kenë mundësi të aksesojnë e-mailet me ID-të e tyre përmes Outlook.com edhe pasi të mbyllet shërbimi MSN TV. Fotot dhe artikujt e preferuar do të ruhen në SkyDrive.

Konsumatorët kanë mundësi gjithashtu ta mbajnë set top-box-in e tyre për të aksesuar video apo muzikë nga një PC që gjendet në rrjetin shtëpiak, ose ta japin atë për riciklim. (PCWorld Albanian)

MSN TV

Tags >

MSN
Lajmet e fundit>