Biznes

Mt. Gox gjen monedhat e humbura Bitcoin me vlerë 115 milion dollarë

Mar 23 2014
0 Shpërndarje
Mt. Gox gjen monedhat e humbura Bitcoin me vlerë 115 milion dollarë

bitcoin-cropMt.Gox, kursi i këmbimit të monedhave dixhitale Bitcoin, ka bërë një zbulim historik, pasi ka gjetur 200,000 monedha Bitcoin në një llogari të pa përdorur, raporton Engadget.

Kompania me zyrat qendrore në Tokio ka shpërndarë gabimisht rreth 850,000 monedha Bitcoin, në pronësi të përdoruesve dhe të vetë kompanisë. Ato po investigojnë këtë zbulim, që jep disa arsye për optimizëm për ata të cilët ishin dorëzuar dhe nuk prisnin që paratë e tyre të ktheheshin.

Mt.Gox filloi të lejonte përdoruesit të kontrollonin gjendjen e llogarive të tyre javën e shkuar, një hap pozitiv ky pas thashethemeve  muajin e kaluar  se Mt.Gox doli offline. Gjërat si duket po rregullohen për kompaninë në fjalë, ndërsa javën që kaloi ajo ngriti një kërkesë padi në gjykatë për vjedhje të monedhave dixhitale. (PCWold Albanian)

Lajmet e fundit>