Softuer

MTN ofron Opera Mini në Afrikë

Aug 17 2011
0 Shpërndarje
MTN ofron Opera Mini në Afrikë

Kërkesa për internetin mobil po rritet jashtëzakonisht shumë në Afrikë, dhe si i tillë po bëhet një faktor kyç në nxitjen e veprimeve të ndryshme përgjatë këtij kontinenti, ku kompjuterët ende janë diçka e rrallë. 

“Duke ofruar qasje më të shpejtë në ueb faqe dhe hyrje më të lehtë në portalet MTN, abonuesit e MTN do të mund të arrijnë tek përmbajtja që ata dëshirojnë me më shumë lehtësi dhe me kosto më të ulët. Me një klikim, konsumatorët do të kenë qasje në muzikë, lojëra, lajme, dhe informacion në lidhje me produktet dhe shërbimet e MTN” tha Christian de Faria, CCO  pranë MTN Group.

MTN, që është operatori mobil më i madh në Afrikë, thuhet se ka plane për të ofruar Opera Mini’n para 150 milion konsumatorëve të saj. Lajme të këtilla janë veçanërisht me rëndësi, për shkak se vendeve në zhvillim e sipër po u mundësohet një qasje më e lehtë në internet, dhe një zhvillim i mëtutjeshëm. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>