Blog

Muaji Mars Java 1 në PCWorld: Kongresi Mobil Botëror, Albanian ICT Awards III dhe ADRIATinn Innovation Weekends

Mar 8 2015
0 Shpërndarje
Muaji Mars Java 1 në PCWorld: Kongresi Mobil Botëror, Albanian ICT Awards III dhe ADRIATinn Innovation Weekends

NoPrimaryImage

Kjo javë flet e gjitha për Kongresin Mobil Botëror dhe Albanian ICTAwards. Para një javë Samsung dhe HTC prezantuan smartfonët e tyre më të mirë, respektivisht Galaxy S6 dhe One M9. Pamë Microsoft të prezantonte dy modele të reja Lumia, 640 dhe 640 XL. Stafi i Albanian ICT Awards III organizoi workshopet e para për këtë edicion në Prishtinë dhe Tiranë. ADRIATinn Innovation Weekends është eventi i radhës madhor në Tiranë. Dhe së fundi Blackberry prezantoi smartfonit me prekje Leap.

Kongresi Mobil Botëror: Samsung sjell revolucion në dizajn me Galaxy S6

galaxy_s6_camera-100570846-largeZakonisht smartfonët Galaxy S6 nuk kanë rezultuar asnjëherë ashtu si sllogani që i shoqëronte “The next big thing”. Por me ardhjen e Galaxy S6 padyshim që Samsung po përpiqet ta bëjë realitet slloganin. Ky smartfon simbolizon fillimin e një epoke të re për linjën Galaxy të Samsung. Duket se me Galaxy S6, Samsung ka përmbledhur avantazhin e çdo smartfoni të kësaj linje për ti sjellë ato në një produkt të nivelit të lartë në një trup plotësisht metalik. Realisht Galaxy S6 është telefoni që duhet ta kishim në duart tona që një vit më parë.

ICT Awards III zbarkon në Prishtinë para studenteve të Kolegjit RIINVEST, javën e ardhshme në Tiranë

027ICTSmedia në bashkëpunim me kolegjin RIINVEST ka organizuar dhe mbajtur një takim me studentët e degës së Inxhinierisë Softuerike ku u zbuluan detaje të konkursit mbarëkombëtar, Albanian ICT Awards III. Në kuadër të sensibilizimit të opinionit, qëllimi i këtij organizimi ishte shpalosja e vlerave rreth këtij eventi dhe inkurajimi i aplikatëve potencial për pjesmarrje në Albanian ICT Awards që organizohet për të tretin vit me radhë. Gjatë këtij takimi, koordinatorët e Albanian ICT Awards, prezantuan në detaje mënyrat e aplikimit dhe kriterët e vlerësimit për shtatë kategoritë e çmimeve

Turi i workshop-eve të Albanian ICT Awards III vazhdoi ditën e sotme pranë FIEK në Universitetin e Prishtinës

IMG_8197ICTSmedia në bashkëpunim me udhëheqës pranë fakultetit i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës sot ka mbajtur një prezantim para studentëve të Master-it,  ku është prezantuar konkursi mbarëkombëtar Albanian ICT Awards III. Në këtë prezantim u informuan të gjithë pjesëmarrësit rreth aplikimit dhe perfitimeve që ofron ky konkurs. Prof.Asoc.Dr.Blerim Rexha, udhëheqës  i departamentit të informatikës në FIEK(fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike) , foli para studentëve për rëndësinë e të qenurit pjesë e kësaj garë më qëllim të motivimin të tyrë për të aplikuar.

ADRIATinn Innovation Weekends në Tiranë për të promovuar sipërmarrjen në datat 20,21 dhe 22 Mars

11015108_1608799456019002_1510110596655459943_nKryeqyteti shqiptar po bëhet gati të mirëpresë një tjetër event të rëndësishëm. Bëhet fjalë për eventin ADRIATinn Innovation Weekends. Mbase është hera e parë që dëgjoni të flitet për një event të tillë, por cili është qëllimi i një organizimi të tillë? ADRIATinn Innovation Weekends organizohet me qëllim promovimin e sipërmarrjes, bashkëpunimit dhe kreativitetit tek të rinjë studentorë, hulumtuesit, freelancer-at, ndërmarrjet dhe të gjithë të interesuarit në sipërmarrje. Qëllimi i ADRIATinn Innovation Weekends është të ofruar e një mjedisi bashkëpunues ku mund të qëndrojë së bashku studentët, sipërmarrësit e rinj, hulumtuesit, bizeneset dhe të punojnë në krijimin e koncepteve lidhur me produkte të reja.

ICT Awards III lë Prishtinën për tu takuar me nxënësit e shkollës së mesme profesionale në Kamëz

ict awards 1ICT Awards ka vijuar me workshopet e tij edhe në Shqipëri, duke filluar me një bashkëpunim me shkollën e mesme profesionale të Kamzës. Ky workshop u mbajt ditën e djeshme, në orën 16:00 pranë ambjenteve të kësaj shkolle dhe zgjati rreth 2 orë. Të pranishëm ishin nxënës të shumtë të shkollës, të apasionuar pas botës së teknologjisë. Këta nxënës u njohën me konkursin mbarëkombëtar Albanian ICT Awards III dhe me mundësitë që ky konkurs ofron për ta. E para që e mori fjalën në hyrje të workshop-it ishte Znj. Linda Shomo, përfaqësuese e Easy Pay, të cilët janë partnerë dhe sponsor të këtij eventi.

Microsoft prezantoi zyrtarisht smartfonët Lumia 640 dhe 640 XL

microsoft_lumia_640xl_collection-100570653-largeJa ku mbërriti edhe momenti i Microsoft. Kompania prezantoi në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë dy telefonë të parametrave mesatarë. Ato janë modelet Lumia 640 dhe Lumia 640 XL. Siç mund ta kuptoni nga emërtimi, Lumia 640 XL zotëron disa veçori më të sofistikuara. Ky I fundit do të jetë zëvendësuesi i Nokia Lumia 1320 që në essence është një version me kosto më të ulët krahasuar me Lumia 1520. Microsoft nuk I zbuloi çmimet ekzakte po që Lumia 640 XL duhet të kushtojë afro 250 Euro ndërsa modeli Lumia 640 afro 170 Euro.

BlackBerry prezanton Leap, smartfonin me ekran me prekje

B_KQ6IDWkAAReUYDuket se BlackBerry ka zgjedhur telefonin Leap për tu rikthyer sërisht në tregun e smartfonave me ekran me prekje pas një viti të mbushur me lançime smartfonash me tastjerë fizike. Kompania ka planifikuar ta shesë këtë telefon duke filluar që nga muaji Prill në Europë me një çmim prej 275$. Kompania premton se ky telefon bën diferencën në produktet e saj dhe se me anë të tij ka në shënjestër një segment të caktuar të tregut. Ky telefon ka një ekran me prekje 5inç 1280×720 piksel, kamera 8 megapiksel 1080p HD, 16GB memorie dhe 25 orë kohëzgjatje të baterisë. Smartfoni fuqizohet nga një proçesor relativisht i vjetër i Qualcomm katër bërthamësh dhe karakteristikat e tij janë tepër të ngjashëm me atë të Galaxy S4 dhe HTC One X, telefonë që janë lançuar 2 vite më parë.

Njihuni me HTC One M9, smartfoni më i mirë i HTC-së që pothuajse nuk ka ndryshuar fare

one-m9-07-100570592-largeA jeni një adhurues i HTC One M8? A e pëlqeni së shumti dizajnin e smartfonit më të mire të HTC-së? Atëherë kemi lajm të mira sepse HTC One M9 ka debutuar zyrtarisht në Kongresin Mobil Botëror dhe ngjason saktësisht si M8. Ekzistojnë ca diferenca por që janë të pakta. M9 ofron më tepër se paraardhësi në aspektin e specifikave por në dizajn ka ngelur po i njëjti smartfon që pamë vitin e shkuar. HTC One M8 ishte një telefon fantastik. Kishte një dizajn të mrekullueshëm, një ndërtim prej materialesh cilësore, një cilësi zëri të pakrahasueshme, si dhe një softuer mjaft popullor si Android. Por një vit më vonë telefonët kanë ndryshuar. A do të arrijë ky telefon ti rezistojë konkurrencës

Kongresi Mobil Botëror 2015, ja cilat ishin debutimet që spikatën

Mobile World CongressEventi prestigjoz Kongresi Mobil Botëror tashmë ka përfunduar por ka lënë pas shumë për të diskutuar. Ky event mblodhi në Barcelonë kompanitë më të mëdha teknologjike botërore të cilat prezantuan produktet e tyre më të fundit duke filluar që nga smartfonët, kompjuterat e deri tek pajisjet inteligjente. Pajisjet e prezantuara ishin të shumta por sigurisht që është gjithmonë një grup që cilësohet si më i miri dhe tërheq vëmendjen e gjithë publikut. Ne po ju prezantojmë pajisjet më të mira që u prezantuan gjatë këtij eventi.

 

Lajmet e fundit>