Blog

Muaji Mars Java 2 në PCWorld: Eagle Mobile me 4G, Albanian ICT Awards III dhe bashkëpunimi i MAP dhe MASHT me Microsoft-in

Mar 15 2015
0 Shpërndarje
Muaji Mars Java 2 në PCWorld: Eagle Mobile me 4G, Albanian ICT Awards III dhe bashkëpunimi i MAP dhe MASHT me Microsoft-in

NoPrimaryImage

Java e dytë në PCWorld Albanian solli risi të reja për tregun e telekomunkacionit Shqiptar. Operatori mobile në pronësi të ALBtelecom, Eagle Mobile, tani me liçensë 4G LTE. Kompania Apple prezantoi laptopin të cilin ata e pretendojnë si më i hollë në botë. Albanian ICT Awards vizito Universitetin Epoka, Institutin Kanadez të Teknologjisë dhe gjimanzin Gjergj Canco në Tiranë. Ministria e Administratës Publike, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe gjigandi ndërkombëtar i softuerit Microsoft nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në programet Youth Spark dhe Partner si dhe AKEP laçoi tenderin e dytë 4G. Në fund festuam 30 vjetorin e domeinit të parë “.com” në histori.

Apple prezantoi laptopin më të hollë në botë, modelin e ri MacBook Air 12 inç

macbook-12-primary-100572322-largeKa një arsye pse Apple nuk ka ndryshuar dizajnin kyç të laptopëve MacBook Air për vite me radhë. Kjo sepse është perfekt. Ndërsa ditën e sotme, Apple ka zbuluar një model të ri 12 inç. Bëhet fjalë për një MacBook Air i cili largon çdo portë të mundshme të modeleve tjera duke ruajtur vetëm një portë USB të tipit C si dhe një portë audio. Dizajn i MacBook Air ofron laptopin më të hollë në botë. Laptopi peshon vetëm 900 gram dhe ka një trashësi 13.1 mm. Një tjetër karaktersitikë e tij është mungesa e ventilatorëve. Ekrani në modelin 12 inç të MacBook Air karakterizohet nga një rezolucion 2304×1440.

Eagle Mobile bëhet operatori i parë që do të ofrojë shërbimet 4G në Shqipëri

c88f00aa6b687dfacb2117e0e9a5f17cd548cdc72eae427f2ff55cca27c1b826Gjigandi i telekomunikacionit shqiptar, ALBTelecom, i cili përmes markës Eagle Mobile ofron shërbimet e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri, raportohet se ka fituar autorizimin individual për ofrimin e shërbimeve 4G LTE në rang kombëtar. Fillimisht ky lajm është transmetuar nga BalkanWeb ku citonte se AKEP(Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) kishte akorduar liçensën 4G LTE tek ALBtelecom. Tenderi i ofrimit të një autorizimi indivual për frekuencat 4G në bandën 1800 Mhz ishte lajmëruar që në muajin Nëntor ndërsa afati i fundit i paraqitjes së ofertave ishte caktuar data 1 Mars ora 10.

Vijon udhëtimi i Albanian ICT Awards III në Tiranë, këtë herë me studentët e Universitetit Epoka

_MG_6567Turi i workshopeve të Albanian ICT Awards vijon. Ditën e sotme grupi organizator i këtij eventi mbajti nga ora 9:00 – 10:30 workshopin e radhës në Universitetin Epoka, duke u prezantuar studentëve pjesëmarrës, konkursin mbarë kombëtar Albanian ICT Awards si dhe mundësitë e shumta që ofron. Studentët u informuan në mënyrë të detajuar lidhur me ICT Awards. Të pranishëm në këtë event ishin një numër i lartë studentësh të apasionuar pas botës së teknologjisë. Ky interes i madh i tyre ra në sy nga pyetjet e shumta të drejtuara karshi organizatorëve gjatë gjithë workshopit. Prezantimi i eventit Albanian ICT Awards filloi me një video prezantuese, e duke u ndjekur kështu nga fjalimi inspirues i njërit prej pedagogëve të IT, zotit Ilir Capuni.

ICT Awards III vijoi me workshopin e radhës me studentët e Institutit Kanadez të Teknologjisë dhe nxënësit e shkollës teknike elektrike “Gjergj Canco”

2Turi i workshopeve të Albanian ICT Awards ditën e sotme vijoi me prezantimet në dy institucione arsimorë. Fillimisht në orën 13:00 u mbajt workshopi në ambjentet e Canadian Institute of Technology. Atje organizatorët u pritën mjaft ngrohtë nga inxhinierët e ardhshëm të IT. Dhjetëra studentë të pranishëm shfaqën interesin e tyre për kategoritë e çmimeve të prezantuara, edhe pse ata ishin tashmë të familjarizuar me evenimentin e mirënjohur ICT Awards. Gjithashtu një detaj për tu vlerësuar ishte edhe fjalimi inspirues i profesorit të IT në këtë Institucion, zotit Petraq Papajorgji, i cili theksoi edhe një herë avantazhet që ky eveniment do t’u sigurojë studentëve.

 

MAP dhe MASHT nënshkruajnë memorandumin i cili do të zgjerojë më tej bashkëpunimin me Microsoft

DSC_0766Ditën e marte, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe gjigandi ndërkombëtar i softuerit Microsoft nënshkruan një memorandum bashkëpunimi që u mundëson institucioneve shtetërore në fjalë pjesëmarrje në programet Youth Spark dhe Partner gjatë proceseve mësimore. Youthspark është program i dizenjuar për të ndihmuar 300 milion fëmijë në 100 shtete për të fituar një edukim cilësor, për të gjetur një punë, pse jo edhe ofrimin e bazës profesionale për krijimin e një biznesi individual. Në sytë e Microsoft, ekziston një krizë në edukim që po “lë pas” një numër të lartë fëmijësh. Ndërsa programi Microsoft Partner ka që katër vite që po aplikohet në proceset mësimdhënëse në Kosovë.

 AKEP hap tenderin e dytë të 4G-së në frekuencat 2600 Mhz

akep-logo-01AKEP është i vendosur të luftojë monopolin në tregun e telekomunikacioneve në Shqipëri. Pak përpara shpalljes së fituesit të autorizimit të parë të frekuencave 4G, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka hapur tenderin e radhës për ofrimin një autorizimi tjetër 4G këtë herë në bandën 2600 Mhz. Siç ju kemi njoftuar më parë, operatori mobil kombëtar në pronësi të ALBtelecom, Eagle Mobile, do të jetë i pari që do të ofrojë shërbimet 4G në Shqipëri. Lajmi ishte publikuar në BalkanWeb e më pas edhe në mediat e huaja të Telecompaper dhe Telegeography.

 

30 vite që nga kompjuteri i parë Macintosh

m17Kjo javë shënon 30 vjetorin e kompjuterit të parë desktop Mac nga Apple, i cili u prezantua për herë të parë nga Steve Jobs më 24 janar 1984. Në këtë galeri ne kemi mbledhur disa pamje të kësaj pajisjeje e cila me kalimin e viteve po perfeksionohet duke u bërë ikonë teknologjike. Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs pozoi në një dhomë plot me Macintosh. Kjo pajisje kishte një memorie të brendshme prej 128 K—shumë e vogël krahasuar me standartet e tanishme – dhe kushtonte plot 2,495 dollarë. Macintosh IIci- U lançua në 20 shtator 1989 dhe shënoi epokën e dytë të kompjuterave Mac. Ishte Mac-u më i shitur në histori dhe shitjet e tij vazhduan deri në vitin 1993.

Kjo është historia e çuditshme e domeinit “.com” më të vjetër në histori

150313105448-symbolics-com-newInterneti po feston një ditë të madhe sot: Domeini më i vjetër në botë “.com”, symbolics.com, mbush 30 vite. Domeini i parë “.com” u ble nga një kompani teknologjike në Massachusetts të SHBA-ve më 15 Mars 1985, pothuaj katër vite përpara se të shfaqej World Wide Web(www). Symbolics ishte prodhuesi i parë i kompjuterëve të fuqishëm “WorkStation”, madje kjo kompani përmendet edhe në filmin e famshëm “Jurassic Park”. Por gjuha kompjuterike “Lisp” zhvilluar nga Symbolics humbi popullaritet me kalimin e viteve. Më 1993 Symbolics nënshkroi falimentimin. Kompania dhe uebsajti vazhdojnë të ekzistojnë edhe ditëve të sotme. Symbolics akoma zotëron sistemin operativ Lisp i cili përdoret nga disa agjensi qeveritare në një formë tejet të limituar.

Lajmet e fundit>