Blog

Muaji Mars Java 3-të në PCWorld: Albanian ICT Awards, fundi i Internet Explorer dhe Kalimi në Windows 10 falas

Mar 22 2015
0 Shpërndarje
Muaji Mars Java 3-të në PCWorld: Albanian ICT Awards, fundi i Internet Explorer dhe Kalimi në Windows 10 falas

NoPrimaryImage

Kjo javë që po lëmë foli vetëm për konkursit mbarëkombëtar Albanian ICT Awards III ku u mbajtën pesë takime në Prishtinë dhe Gjakovë së bashku. Por lajmi bombë ishte “Windows 10 falas”, e cila na doli të ishte “Kalimi në Windows 10 Falas edhe për kopjet e pirateruara”. Pastaj erdhi bomba e dytë, fundi i Internet Explorer, ndërsa lajmi i mirë ishte debutimi i Windows 10 në verë të këtij viti në 190 shtete të botës.

Albanian ICT Awards mbajti forumin e hapur me temë “Inovacioni në Administratën Publike”

ICT Awards kompletDitën e djeshme ICTSmedia në bashkëpunim me Agjensinë e Shoqërisë së Informacion(ASHI) organizoi takimin e radhës në Prishtinë. Pas disa ditësh të ngarkuara me takime në Tiranë, ekipi i Albanian ICT Awards ishte prezent mesditën e datës 16 Mars përsëri në Kosovë. Ky ishte i pari i këtij lloji duke qenë se prezent ishin profesionistë e IT në institucionet shtetërore të Kosovës. Takimi i mbajtur në ambientet e Ministrisë së Administratës Publike dhe pati një pjesëmarrje të konsiderueshme. Qëllimi i këtij forumi të hapur me stafin e IT-ve nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës ishte identifikimi dhe diskutimi publik i ideve dhe projekteve inovative të implementuara deri në fund të vitit 2014 në administratën publike.

Historike! Kalimi në Windows 10 falas edhe për ata që kanë një kopje të pirateruar të sistemit operativ

Microsoft_logo_ArtsyNë një lëvizje e cila mund të rezultojë historike në betejën ndaj piraterisë, Terry Myerson nga Microsoft ka njoftuar se gjigandi i softuerit do të lejojë të gjithë konsumatorët, se pavarsisht nëse zotërojnë një kopje origjinale apo të pirateruar, të kalojnë në Windows 10 falas. Kjo lëvizje si duket po shënjestron tregun kinez ku 2/3 e kompjuterave kanë një kopje Windows të pirateruar. Deklarata e Terry Myerson u publikua nga agjensia e lajmeve Reuters e cila kishte pasur një thirrje telefonike me të. Nëse kompania ofron Windows 10 falas, të paktën për vitin e parë, Microsoft po devijon nga modeli tradicional i shitjeve të kompanisë. Prodhuesi i softuerit njoftoi se Windows 10 do të lançohet zyrtarisht këtë verë në 190 shtete.

Albanian ICT Awards u zhvendos për në Gjakovë ku kreu një vizitë pranë qendrës Bonevet

IMG_8931Bonevet është një organizatë jo fitimprurëse e cila mbështet të rinjtë deri në 18 vjeç prandaj edhe qëllimi i pranisë tonë atje është tërheqja nga afër e aplikantëve potencial sidomos në kategorinë ICT Ylli në Ngritje i Vitit. Ekipi i Albanian ICT Awards u prezantua me projektet dhe aktivitetet e kësaj qëndre atje dhe pati edhe kënaqësinë të ndiqte nga afër punën në një printer 3D që po ndërtohej pranë kësaj qendre. Kjo është qëndra e parë në llojin e vet e cila ka një aktivitet të tillë. Bonevet ofron kurse për të rinjë dhe të rritur të interesuar në sektorin ICT madje ofrohen edhe trajnime të veçanta e moderne. Qëndra zotëron aparatura dhe paisje moderne të disponueshme për pjesëmarrësit e saj. Në interes të Bonevet janë fushat e dizajnit, programimit, elektronikës, harduerit si dhe janë ndërtuar prototipe të cilët kanë një potencial për të shndërruar në një realitet.

Lumia 430 është telefoni i radhës buxhetor i Microsoft që kushton vetëm 70 dollar

gsmarena_001Lumia 430 është smartfoni më i ri buxhetor i Microsoft. Ky smartfon do të mbërrijë në tregjet tona nga muaji Prill dhe ofron mbështetje për dy karta SIM. Kostoja e tij nuk e kalon shifrën e 70 dollarëve. Specfikat e tij nuk janë aq mahnitëse sidomos nëse vëmë në perspektivën e 2015 por duke pasur parasysh buxhetin e vogël, Microsoft ka arritur të ndërtojë një paisje goxha të mirë. Lumia 430 fuqizohet nga një proçesor Qualcomm Snapdragon 200 dy bërthamësh 1.2 Ghz. Lajmi i mirë është se smartfoni zotëron 1 GB RAM që do të thotë se nuk do të ngelet pa aplikacione e as pa përditësimin e Windows 10. Ngjason me një përditësim të Lumia 530 falë përmasave të ekranit prej 4 inç me rezolucion 800×480 dhe 235 piksel për inç. Memorja e brendshme është 8 GB si dhe ofron mbështetje për kartat microSD deri 128 GB.

Ekipi i Albanian ICT Awards mbajti sot takimin e radhës në Universitetin AAB të Prishtinës

IMG_9097Ditën e djeshme Albanian ICT Awards vizitoi qendrën Bonevet në qytetin e Gjakovës. Ishte hera e parë që ekipi vizitonte Gjakovën që nga edicioni i dytë i Albanian ICT Awards. Atje ekipi pati kënaqësinë të ndante ca momente të bukura sidomos gjatë prezantimit të printerit 3D nga drejtuesit e qendrës Bonevet. Por siç e dini dhe ju kemi lajmëruar, rrugëtimi i workshopeve të Albanian ICT Awards do të vazhdojë edhe disa ditë ndërsa më datën 31 Mars do të mbyllen aplikimet në konkursin mbarëkombëtar. Ditën e sotme, Albanian ICT Awards u kthy në Prishtinë për tu takuar me studentët e Universitetit AAB të kryeqytetit Kosovar. Realisht në këtë Universitet u kryen dy prezantime, dhe si gjithmonë qëllimi i prezencës sonë atje është inkurajimi i aplikantëve potencial në këtë konkurs për vetë mundësitë që ofron për të gjitha grupmoshat.

Vështrim i përgjithshëm në Samsung Galaxy A5

d17e70ba-7b58-4b34-bf68-bffbecf2f9ec-620x372Gjigandi Samsung ka ditur gjithmonë të sjellë në treg ato pajisje të cilat do të dinë të korrin sukses. Për këtë arsye PC World Albanian do t’ju bëjë një prezantim të detajshëm të Samsung Galaxy A5, pajisja më e re e kësaj kompanie në kategorinë Alpha. Ky telefon inteligjent duket se është një konkurent potencial I fuqishëm për kompanitë e tjera të së njëjtës industri, pra të telefonëve inteligjentë me një kosto relativisht të ulët. Në vijim do t’ju tregojmë këto karakteristika të cilat e bëjnë vërtet këtë pajisje kaq konkuruese. Versioni A5 i Samsung Galaxy është një nga telefonët inteligjentë të lirë Samsung më të mirë deri në këtë moment. Me një trashësi prej vetëm 6.7 mm, duket se ai është 0.2mm më i hollë nga iPhone 6 si dhe mund të konsiderohet ndër smartfonët më të hollë krahasuar me shumicën e smartfonëve të tjerë Android dhe Windows.

Shfletuesi Internet Explorer po “vdes”, por mos festoni akoma

bee67a70-ed6e-4819-949d-067f0b6d5ea9-bestSizeAvailableMe siguri të gjithë e njihni shfletuesin Internet Explorer dhe ka mundësi të keni dëgjuar kohët e fundit raporte të ndryshme që zbulojnë se ky shfletues nuk do të jetë më i disponueshëm. Duhet t’ju themi se realisht këto raporte janë të ekzagjëruara po ato janë bazuar në vendimin e Microsoft për të mos përdorur Internet Explorer në sistemin e ri operativ Windows 10 i cili do të lançohet këtë verë. Por cila është e vërteta që ndodhet pas gjithë këtyre supozimeve?! Përkrah Windows 10 është përfolur shumë dhe për një shfletues të ri të koduar nën emrin “Project Spartan”. Ai është i ndërtuar pjesërisht i bazuar në kodin e përdorur dhe në shfletuesin IE. Por Spartan nuk do të jetë kompatibël më ueb aplikacionet e vjetra dhe shërbimet që janë ndërtuar posaçërisht për IE, ku përfshihen shumica e aplikacioneve të bazuara në ueb që përdoren nga bizneset për qëllime administrative.

Në takimin e 13-të, ekipi Albanian ICT Awards ishte pranë studentëve të Kolegjit Universitar Universum

IMG_9180Albanian ICT Awards vijoi ditën e sotme në takimin me studentët e Kolegjit Universitar Universum në Prishtinë. Takimi i cili startoi në ora 16:00, është një ndër takimet e shumta të ekipit të konkursit mbarëkombëtar Albanian ICT Awards në Tiranë dhe Prishtinë me nxënës, studentë dhe të rritur të apasionuar pas teknologjisë. Ditën e djeshme, Albania ICT Awards mbajti dy prezantime të njëpasnjëshme në Universitetin AAB po në Prishtinë. Ekipi ishte prezent atje që nga ora 14 gjer në ora 18:00. Këto takime tani janë traditë e Albanian ICT Awards, një konkurs i cili po shkëlqen në vitin e tij të tretë. Studentët e Kolegjit Universum u prezantuan me shtatë kategoritë e konkursit nga pesë që ishin vitin e shkuar: ICT Inovacioni i vitit, ICT Akademiku i vitit, ICT Mobiliteti i vitit, ICT Diploma e vitit, ICT Ylli në ngritje i vitit. Ndërsa risitë e këtij viti janë kategoritë ICT Femra Inovatore e vitit Nddhe ICT Shërbimi Publik më i mirë i vitit. Sigurisht që prezenca jonë aty nuk ka të bëjë vetëm me prezantimin e konkursit por edhe inkurajimin e këtyte individëve për të marrë pjesë, një pjesëmarrje e cila është një mundësi e artë për moshat e ndryshme dhe jo vetëm studentët.

Ekipi i Albanian ICT Awards vizitoi ditën e sotme qendrën Prishtina HackerSpace

IMG_9298Albanian ICT Awards në kërkim të inovatorëve të suksesshëm shqiptar në sektorin e teknologjisë së informacionit. Është kjo kauzë që mban të gjallë për të tretin vit me radhë konkursit mbarëkombëtar në sektorin ICT i cili është edhe i pari në llojin e tij. Vlen të përshëndetet edhe ekipi i Albanian ICT Awards me punën e tij të palodhshme në takimet dhe prezantimet e organizuara gjatë këtyre muajve. Ditën e djeshme ata vizituan Kolegjin Universitar Universum i cili ishte prezantimi i radhës me studentët. Atje ekipi u ballafaqua me një mikëpritje të ngrohtë ku nuk munguan diskutimet dhe bashkëbisedimet frytëdhënëse rreth Albanin ICT Awards. Por sot, ata vendosën të bënin një vizitë pranë qendrës Prishtina HackerSpace për tu njohur më nga afër me aktivitetin e kësaj qëndre. Njëkohësisht anëtarët e kësaj qëndre u informuan edhe me detajet e konkursit mbarëkombëtar Albanin ICT Awards, tashmë në vitin e tij të tretë.

Analizë: Përse kompania Microsoft po e ofron falas kalimin në Windows 10 edhe për piratët?

UX305_edition_06Askush nuk e priste që Windows 10 të vinte falas. Në fakt kjo lëvizje e kompanisë duket shumë e pazakontë, dhe mendohet se ka ardhur si arsye e mos suksesit të saj në Windows 8. Shefi ekzekutiv i Windows, Terry Myerson ka shpjeguar ditën e djeshme se ata po i përmirësojnë të gjithë kompjuterat e kualifikuar, me apo pa genuine, drejt Windows 10. Më pas një zëdhënës i Microsoftit u shpreh për The Verge: “Të gjithë përdoruesit mund të përdorin tani Windows 10, duke përfshirë edhe ata të cilët zotërojnë kopje pirate të Windows.” Pra, siç mund të kuptojmë, edhe nëse ju jeni të pajisur me një Windows 7 apo Windows 8 të paligjshëm ju mund ta kaloni atë falas në Windows 10. Të gjithë mund të sjellim ndërmend përpjekjet e shumta të kompanisë Microsoft në luftën kundra piraterisë, por mesa duket tashmë liçensimi është duke u kthyer në një faktor jo shumë të rëndësishëm në modelin e tyre të të ardhurave. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>