Blog

Muaji Mars Java 4 në PCWorld: Albanian ICT Awards, Shqipëria me 4G dhe Mercedesi i së ardhmes

Mar 29 2015
0 Shpërndarje
Muaji Mars Java 4 në PCWorld: Albanian ICT Awards, Shqipëria me 4G dhe Mercedesi i së ardhmes

NoPrimaryImage

Java e katërt në PCWorld Albanian foli për rrugëtimin e Albanian ICT Awards në vitin e tij të tretë tashmë. Më pas erdhi takimi i radhës me studentët e Universitetit të New York-ut në Tiranë dhe profesionistët e IT-së në Shqipëri. AKEP publikoi listen e fituesve të tenderit të 4G-së ku u zbuluan operatorët ALBtelecom, AMC dhe Vodafone. Firma e sigurisë AVTest publikoi raportin e 2014 ku BitDefender ngelet softueri më i mirë i sigurës ndjekur nga Kaspersky. Office për paisjet me ekran më të vogël se 10 inç do të jetë falas ndërsa Windows 10 do të jetë në shitje në 190 shtete të botës. E fundit, u njohëm me makinën e së ardhmes të Mercedes Benz.

Rrugëtimi i Albanian ICT Awards III drejt finalizimit të një tjetër viti të suksseshëm

IMG_9298Data 11 Shkurt shënoi startin e garës mbarëkombëtare Albanian ICT Awards ku shtëpia botuese ICTSmedia gjatë një takimi mbajtur në qendrën Protik shpalli të hapur këtë konkurs dixhital tashmë pjesë e jona që prej tre vitesh. Menjëherë pas hapjes së aplikimeve, organizatorët e Albanin ICT Awards mbajtën takimet e para me aplikantë potencialë në qendra trajnimi dhe hulumtimi, në Universitete, në shkolla profesionale duke kulmuar me forumin e hapur mbajtur në Prishtinë me profesionistët e IT-së në mbarë Kosovën, një takim ky i cili gëzoi gjithë mbështetjen e Autoritetit të Shoqërisë së Informacionit. Gjithsej janë organizuar 15 takime ku i pari për edicionin e tretë të Albanian ICT Awards u mbajt në Prishtinë dhe pikërisht në Kolegjin Riinvest të Prishtinës.

Plus akoma me 2G! AKEP konfirmon: ALBtelecom, AMC dhe Vodafone së shpejti me shërbimet e internetit 4G

DSC_0776Autoriteti i Komunkimeve Elektronike hedh dritë mbi tenderin e ofrimit të gjashtë brezave në frekuencat 4G për herë të parë në Shqipëri. ALBtelecom(Eagle Mobile), AMC dhe Vodafone janë operatorët e parë shqiptar që do të ofrojnë intertin me shpejtësi të lartë 4G. Më herët ne zbuluam se Eagle Mobile do të ofronte së shpejti shërbimet 4G përmes raportimeve të Telegeography dhe TelecomPaper, tani AKEP “fut” në valle edhe Vodafone Albania dhe AMC. Gjithashtu, autoriteti në fjalë kishte hapur një tjetër tender 4G ku ofertat e fundit do të paraqiteshin në datën 9 Prill. Ky duket të jetë më tepër një shans që po i garantohet operatorit Plus Communication i cili akoma nuk ofron as shërbimet 3G. Në një publikim në faqen e AKEP, autoriteti kishte hedhur poshtë një ankimim të operatorit Plus Communication lidhur me tenderin e datës 1 Mars të autorizimeve 4G.

Universiteti i New York-ut në Tiranë priti ditën e sotme organizatorët e Albanian ICT Awards III

10411897_443687255787806_7074873680537588017_nOrganizatorët e Albanian ICT Awards ditën e sotme u gjendën pranë dhjetëra studentëve të fakultetit të New York-ut në Tiranë. Një pritje e ngrohtë u bë nga ana e tyre dhe nga pedagogët e shumtë në këtë workshop. Fjalën i pari e mori profesor Marenglen Biba i cili dha një fjalim inspirues për të gjithë studentët duke u treguar atyre përse ishte e rëndësishme pjesëmarrja në këtë konkurs dhe të gjitha portat e marketingut që do të hapeshin për ta nga ICTS Media dhe partnerët. Më pas do të ishin organizatorët ata të cilët do të trajtonin më në detaje mënyrat e aplikimit, përfitimet dhe kategoritë e çmimeve ku mund të aplikohej; ICT Shërbimi Publik më i mirë i vitit, ICT Femra Inovatore e vitit, ICT Inovacioni i vitit, ICT Akademiku i vitit, ICT Mobiliteti i vitit, ICT Diploma e vitit dhe ICT Ylli në ngritje i vitit.

Android Smart Lock është i aftë të kuptojë se kur po mbani telefonin në dorë

androidGoogle së fundmi ka shtuar një karakteristikë të re në opsionin e sigurisë ‘Smart Lock që është i pranishëm në smartfonët Android. Kjo risi do të reduktojë dukshëm përdorimin e shpeshtë të fjalëkalimit për të aksesuar telefonin e tij. Për këtë do të përdoret akselerometri i shoqëruar nga sensorët që gjenden në trupin e telefonit. Nëse aktivizohet ky opsion atëherë ai do të jetë i aftë të njohë se kur ju jeni duke e mbajtur telefonin në dorë dhe ky i fundit nuk do të kyçet derisa ju ta hiqni atë nga dora. Kjo do të thotë që dikush që është duke ecur në rrugë me telefon në dorë nuk do ti duhet të vendosë disa herë fjalëkalimin për ta hapur telefonin sepse ai nuk do të kyçet.

Windows 10 do të lancohet këtë verë në 190 shtete të botës

windowsbluestock.0Microsoft ka planifikuar që versioni më i ri i sistemit të saj operativ, Windows 10 të lancohet këtë verë. Edhe pse gjigandi i softuerit nuk ka përmendur një datë ekzakte, Terry Myerson shef i Microsoft ka zbuluar se lancimi do të ndodhë brenda periudhës së verës. Ai shtoi se Windows 10 do të lancohet fillimisht në 190 shtete të botës dhe do të jetë i dispoueshëm në 111 gjuhë të ndryshme. Windows 10 do të ofrohet si një përditësim falas një vjecar për ata përdorues që aktualisht përdorin Windows 7 dhe Windows 8 në kompjuterin apo laptopin e tyre. Si pjesë e planit të përditësimit të Microsoft, kompania do të bashkpunojë me Lenovo dhe Tencent për ta bërë Windows 10 të disponueshëm dhe në Kinë. Konkretisht Lenovo do të ofrojë shërbimin e përditësimit të Windows 10 në 250 qendra shërbimi dhe dyqane të kësaj kompanie në Kinë.

Microsoft Office falas për pajisjet me ekran më të vogël se 10 inç

microsoft-office-logo-feb-2015-100566096-largeDitën e martë, shefi i Office 365 pranë Microsoft, Kirk Koenigbauer, raportoi se suita e produktivitetit Office do të ishte falas në pajisjet e vogla. Ky lajm aksidentalisht hodhi poshtë dhe supozimet mbi idenë e ardhjes së një Surface Pro mini. Ai shkroi në një postim në blog se Microsoft beson se 10.1 inç është vija ndarëse mes një eksperience personale dhe profesionale. Profesionistët kanë nevojë për aplikacione të sigurta ndërsa për përdorim personal aplikacionet falas mbeten prioriteti numër një. Bazuar në kërkimet e kompanisë, ajo ka arritur në përfundimin se të gjitha pajisjet me një ekran më të vogël se 10.1i nç cilësohen si pajisje të vërteta mobile të cilat përdoren për shkak të prakticitetit të tyre. Nga ana tjetër për prezantimet apo projektet nuk përdoren pajisje të tilla. Për këtë shkak në këto pajisje, përdorimi i paketës së produktivitetit Office 365 do të jetë falas, përfshirë të gjitha aplikacionet përbërëse të saj.

Përdoruesit Samsung Galaxy S6 do të mund të fshijnë aplikacionet e parainstaluara

montjuic-0853Blini një Samsung Galaxy S6 apo S6 Edge dhe ju nuk do të keni pse të mbani në telefonin tuaj ato aplikacione të parainstaluara që nga momenti i prodhimit. Disa pamje të smartfonëve të postuara në forumin XDA Developers treguan se përdoruesi mund të cinstalojë ose të caktivizojë aplikacionet që aktualisht nuk mund të hiqen nga smartfoni. Konkretisht në imazhe dukej qartë opsioni i fshirjes për aplikacione si S Health, S Voice, YouTube, Gmail, Google+ madje dhe Google Play Store.Smartfonët e rinj priten të hidhen në treg në 10 prill. Smartfonët Galaxy të Samsung janë kritikuar shumë për faktin se përfshijnë një numër të madh aplikacionesh të parainstaluara të cilat nuk mund të fshihen. Kompania u përpoq të reduktonte numrin e këtyre aplikacioneve në Galaxy S5 dhe Galaxy S6. Por gjithsesi ju akoma mund të gjeni në smartfonin tuaj aplikacione të cilat nuk i dëshironi.

Njihuni me makinën e së ardhmes që nuk ka nevojë për një shofer, Mercedez Benz F015

mercedes-benz_f_015_side_view-100574412-largeModeli më i fundit i Mercedez Benz, F015 duket si një makinë që ka ardhur nga e ardhmja. Edhe ata që nuk janë fans të makinave që vetdrejtohet mund të kenë dëshirë ta provojnë eksperiencën që ofron kjo super makinë. Mercedez Benz F015, i lancuar fillimisht në CES, është thjesht një makinë koncept. Ajo mund mos të vijë kurrë në treg për tu përdorur nga konsumatorët dhe inxhinerët e saj pohojnë se disa nga aftësitë e kësaj makine do kërkojnë vite për tu përshtatur me realitetin. Pavarësisht kësaj, F015 cilësohet si një hap i rëndësishëm në teknologjinë e makinave inteligjente që kanë aftësitë të lëvizin pa pasur nevojë për një njeri për ti drejtuar. Duhet të theksojmë se kjo makinë shkon më tej konceptit të eksperimenteve të Google LiDAR dhe vë dhe një herë në dukje se si teknologjia mund të ndryshojë jetën e njeriut. Makinat që vetdrejtohen mund të vinë në vitin 2020 por që tani kompanitë e prodhimit të këtyre automjeteve po kërkojnë ti përshtasin ato me jetën e përditshme. Akoma nuk dihet se c’duhet të bëjë një shofer apo pasagjer brenda një makine të tillë. Por deri më tani cilësoheni F015 si ambasadore të makinave

BitDefender dhe Kaspersky kryesojnë listën e antivirusëve më të mirë për Windows

antivirus_stock_imageSipas testimeve më të fundit nga AV Test për muajin Shkurt, u bënë publike renditjet e antivirusëve më të mirë bazuar në performancën e tyre, sigurinë dhe kostos që ofrojnë. Rezultati i këtij testimi me siguri nuk do t’ju habisë. Emrat e mëdhenj të sigurisë u renditën në fillim të listës ndërsa si zakonisht Microsoft zuri vendet e fundit të saj. Mesazhi është tepër i qartë; nëqoftëse jeni duke përdorur antivirusin e Microsoft për të mbrojtur kompjuterin tuaj atëherë e keni të kotë, kompjuteri juaj është plotësisht i pasigurt. Provoni të blini një antivirus të ri, realisht asnjë antivirus nuk është perfekt por zgjidhni atë që ju jep përqindje më të lartë sigurie. Ky testim nga AV Test nuk mati vetëm efektivitetin e antivirusëve në mbrotjen e kompjuterit nga maluerët e të gjitha llojeve dhe sa të përdorshëm ata janë. Në disa kategori antivirusi i Microsoft arriti të merrte pikët e mundshme por të njëjtin vlerësim morrën dhe 11 antivirusë të tjerë.

Lajmet e fundit>