Blog

Muaji Prill Java 1-rë në PCWorld: Shtyhet afati i aplikimeve në Albanian ICT Awards dhe ARKEP publikon raportin e parë të cilësisë

Apr 5 2015
0 Shpërndarje
Muaji Prill Java 1-rë në PCWorld: Shtyhet afati i aplikimeve në Albanian ICT Awards dhe ARKEP publikon raportin e parë të cilësisë

NoPrimaryImage

Kjo javë ka qenë mjaft intensive për Microsoft. Por fillimisht ju njoftuam për shtyrjen e afatit të aplikimeve në Albanian ICT Awards deri më 10 Prill. Vëzhgimi Teknik i Windows 10 arriti në ndërtimin 10049 duke sjellë edhe shfletuesin Spartan. Operatori Vala erdhi me një ofertë të re ndërsa në PCWorld folëm edhe për sipërmarrjen në Ballkan. ARKEP publikoi raportin e parë të cilësisë, një raport i dedikuar 2014-tës. Gjithashtu vazhdojnë spekulime për tre modele iPhone këtë vit si dhe Microsoft nxori në shitje hibridin e ri laptop tablet, Surface Pro 3 për 499 dollar.

Shtyhet afati i aplikimeve! “Albanian ICT Awards Gala” pritet të mbahet gjatë Javës së Inovacionit

10929992_445104148979450_3834553828698905884_nËshtë shtyrë afati i aplikimeve në konkursin mbarëkombëtar Albanian ICT Awards tashmë në edicionin e tij të tretë. Afati përfundimtar i aplikimeve ka qenë data 31 Mars të cilës i kanë praprirë takimet e shumta të ekipit të Albanian ICT Awards me të apasionuar të teknologjisë, njëkohësisht edhe aplikantë potencial. Ishin organizatorët e këtij konkursi të cilët vendosën të shtyjnë afatin deri në datën 10 Prill 2015 duke krijuar edhe më shumë mundësi dhe hapësirë për ata të cilët nuk e patën të mundur të bëheshin pjesë e Albanian ICT Awards gjer me 31 Mars. Në frymën e këtij kontributi, mbrëmja Gala e ICT Awards do të zhvendoset në Javën e Inovacionit (11-17 Maj 2015) duke i sjellur akoma më shumë dinamizëm, ngjyra dhe profesionalizëm. Një mbrëmje ku do të mblidhen bashkë profesionistët e vërtetë, grupmoshat nga 14 e deri në 70 vjeç, trojet shqiptare, të cilët i bashkon një emërues i përbashkët pasioni për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit.

ARKEP publikon raportin e parë të cilësisë së shërbimeve të komunikimeve elektronike të Kosovës

NaziAutoriteti Rregullator i komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës, ARKEP, ditën e sotme publikoi raportin vjetor të cilësisë së shërbimeve për vitin 2014. Siç mund ta dini funksionin e këtij autoriteti, qëllimi parësor i tij është sigurimi i ofrimit të shërbimeve cilësore për konsumatorët. Viti 2014 ishte ndër më intensivët përsa i përket aktivitetit të këtij operatori. Nëse kujtoni, në fundin e 2013, ARKEP hapi frekuencat për operatorët mobil duke ju krijuar akses në spektrat për internetin 4G. Pas një viti, operatorët IPKO dhe PTK (Vala) kanë filluar të ofrojnë 3G dhe 4G në disa zona kyçe të Prishtinës. Por le të hyjmë direkt e në temë! Çfarë të dhënash sjell ky raport për konsumatorët ?

Sipërmarrja në Ballkan, një rajon pak i njohur por mjaft joshes

balcans_startup_sceneSipërmarrja dhe Ballkani? Në fakt ky rajon Europian po përjeton një ekspansion të fuqishëm të ekosistemit të startupeve. Që nga shoqatat e biznesit gjer tek projektet inovative, që të gjitha janë të mirëpritura. Është dikush që e njeh më së miri këtë ekosistem dhe ai quhet Kushtrim Xhakli, një sipërmarrës kosovar me profil ndërkombëtar dhe organizator i eventit të përvishtshëm Doku:Tech. Kjo shfaqje e botës së teknologjisë, pjesë e festivalit ndërkombëtar Doku:Fest, shërben si një promotor i vërtetë për shtetin më të ri të botës, Kosovën. Doku:Tech sjell nga gjithë bota një numër të konsiderushëm folësisht dhe këtë vit, Kushtrimi shpreson të tërheqë më shumë se 30 folës për të diskutuar mbi sipërmarrjen e lirë por duke mos lënë hije as tema të tilla si privatësia, interneti i gjërave dhe konektiviteti.

Vala sjell ofertën më të fundit, 4.5 cent/minutë për çdo thirrje me të gjithë operatorët vendas

1891406_10153164246874166_7362024185817757325_oOperatori mobil më i madh Kosovar, Vala, në një njoftim në rrjetin social Facebook fillimisht, prezantoi abonentët e saj me një ofertë të re. Sipas informacionit publikuar nga Vala në faqen e saj zyrtare në Facebook, bëhet fjaë për një ofertë e cila u mundëson abonentëve të saj të komunikojnë me të gjithë operatorët e tjerë për vetëm 4.5 cent në minutë. Vala gjithashtu bën të ditur se kjo ofertë është e disponueshme vetëm për abonentët me parapagesë. Aktivizimi është i thjeshtë: Mjafton të dërgoni një SMS në numrin 50555 me tekstin Vala Classic. Ky SMS do të kushtojë vetëm 2 Euro në muaj dhe pastaj të gjitha thirrjet me operatorët vendas do të kushtojnë 4.5 cent/minutë.

Thirrjet me zë në WhatsApp tani të disponueshme për të gjithë

whatsapp_ios-100247043-gallery-100527621-galleryNëse keni qenë duke pritur me padurim ardhje e thirrjeve me zë në WhatsApp, tani ajo është bërë një realitet. Çdo përdorues i aplikacionit të kësaj platforme komunikimi mund të vërë duart mbi këtë veçori të shumë kërkuar e cila të themi të drejtën gjatë kësaj kohe testimi ka qenë mjaft e kufizuar. Thjesht ju duhet të keni të instaluar versionin më të fundit të aplikacionit. Këtë aplikacion mund ta shkarkoni nga uebsajti i WhatsApp ose ndryshe të prisni për numrin 2.12.19 të versionit të shfaqet në Google Play Store. Po flasim për aplikacionin Android të platformës ndërkohë që akoma nuk kemi një informacion lidhur me disponueshmërinë në platformat tjera si iOS, Windows Phone apo Blackberry OS.

Projekti Spartan, porta drejt teknologjisë të së ardhmes në ueb

project-spartan-annotations-100576296-large.idgeSë fundmi, vetëm 10 ditë pas lançimit të versionit teknik paraprak 10041 të sistemit Windows 10, Microsoft ka bërë të disponueshëm dhe ndërtimin e ri 10049. Ky version është i rëndësishëm për faktin se ai përfshin shfletuesin e shumëpërfolur me pseudonimin ‘Project Spartan’, gjeneratën e re të shfletuesit të Microsoft. Me këtë shfletues Microsoft më në fund shmang nevojën e ofrimit të mbështetjes për shfletuesit apo teknologjitë e vjetra. Në vend të inkorporimit të motorit Trident HTML të Internet Explorer dhe CSS, Projekti Spartan është bazuar në një motor të ri Trident bazuar në HTML 5. Ky motor i ri përpunimi është dizenjuar për tu përditësuar, gjë kjo që nuk ishte e mundur në shfletuesin Internet Explorer. Ka shumë për të thënë për këtë shfletues të ri por mos prisni të shikoni të gjithë funksionalitetet e tij në këtë version paraprak të Windows 10.

Ju prezantojmë me tabletin më të ri të Microsoft, Surface 3

20150326_105553-100575973-largeNëse jeni duke kërkuar për një tablet që ju ofron kohëzgjatje të baterisë, performancë të mirë, të lehtë dhe çmim tepër ekonomike, Microsoft Surface 3 është ajo që ju duhet. Ditën e Martë, Microsoft prezantoi tabletin Surface 3 i cili ka ndryshime të dukshme nga paraardhësit e tij. Bëhet fjalë për një tablet i cila përdor sistemin operativ Windows 8.1 dhe modelet më të fundit të çipeve Intel Cherry Trail të njohur ndryshe si Atom X7. Pavarësisht karakteristikave, ajo që do ndikojë në suksesin e këtij tableti është pa dyshim çmimi i tij ekonomik. Vetëm me 499$ ju keni në dorë një tablet me 64GB memorie. E njëjta hapsirë ofrohet dhe në pajisjet Surface Pro 3 dhe Surface 2 por me një çmim shumë më të lartë, respektivisht 799$ dhe 599$. Tabletët e parë të llojit Surface 3 do të hidhen në treg në 5 maj në 26 vende të botës.

3 iPhone në 2015, përfshi edhe një model me ekran 4 inç

iPhone5s5c-l-lSurpriza e këtij viti mund të jetë një model i ri iPhone me ekran 4 inç krahas modeleve aktuale me ekrane 4.7 inç dhe 5.5 inç. Të paktën kështu pretendon një raport publikuar nga Digitimes ku thuhet se linja e iPhone të 2015 do të karakterizohet me gërmën “S” ne emërtim për dy modelet parësore dhe me gërmën “C” për modelin 4 inç. Pra sipas burimeve në fjalë do të kemi të bëjmë me modelet: iPhone 6S, iPhone 6S Plus dhe iPhone 6C. Ky i fundit do të jetë “përfaqësuesi” i modelit 5C prezantuar në 2013. Që të gjitha modelet do të kenë sensorin e shenjave të gishtërinjve. Partnerët e Apple që do të punojnë për ndërtimin e iPhone do të jenë gjigandët japonez, LG dhe Sharp. Lajmet për një model 4 inç filluan të shfaqeshin në muajin Dhjetor.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>