Blog

Muaji Prill Java 2 në PCWorld: Plus teston 3G-në në Tiranë, Realiteti i një hakeri etik me Atdhe Bujën dhe ekspansioni i Facebook Messenger në Ueb

Apr 12 2015
0 Shpërndarje
Muaji Prill Java 2 në PCWorld: Plus teston 3G-në në Tiranë, Realiteti i një hakeri etik me Atdhe Bujën dhe ekspansioni i Facebook Messenger në Ueb

NoPrimaryImage

Java e dytë e muajit Prill në PCWorld solli lajme të bujshme ku ndër to spikati njoftimi se operatori Plus Communication më në fund kishte filluar testimet e rrjetit 3G në qytetin e Tiranës. Gjithashtu patëm një bashkëbisedim të këndshëm me hakerin etik Atdhe Buja aktualisht pjesë e ASHI-së. Nuk munguan edhe lajme me impakt botëror si kalimi i Facebook Messenger edhe në ueb apo publikimi i ndërtimi të radhës të Windows 10 për telefonët. Mësuam se Fondacioni BitCoin gjendet në kushte të vështira financiare ndërsa Android KitKat rezulton si version më i adoptuar i sistemit operativ mobil të Google. Dhe për mos të harruar integrimin e mundshëm të WhatsApp me rrjetin social Facebook. 

Një bashkëbisedim me Atdhe Buja: Realiteti i përditëshëm i një Hakeri Etik 

ceh-sticker2Termi “Hacker Etik” (Ethical Hacker – White Hat) që nga fillesat është përdorur për të identifikuar specialistët dhe ekspertët e aftë të testojnë dobësi në sisteme kompjuterike. Zakonisht këta hakera punësohen nga kompanitë apo qeveritë e shteteve për të testuar sigurinë e serverave, rrjetit madje edhe softuerit. Ky term zanafillën e ka tek kompania amerikane IBM. Hakerat etik quhen ndryshe edhe hakerët e bardhë ndërsa hakerat e tjerë zakonisht keqëdashësh quhen hakerët e zinj. Sot në botë kemi shembuj të pafundëm grupesh të hakerave keqëdashës të cilët shfrytëzojnë dobësitë e sistemeve për të shtënë duart mbi informacione të rëndësishme deri edhe konfidenciale. Hakerët etik bëjnë të kundërtën e saj, zbulojnë dobësitë që çojnë në kompromentimin e sistemeve të sigurisë përpara se hakerët e tjerë ti gjejnë. 

Plus Communication fillon testimin e internetit 3G në qytetin e Tiranës 

plusOperatori mobil shqiptar, Plus Communication njoftoi në rrjetin social Facebook se kishte filluar testimin e rrjetit 3G në disa zona të Tiranës. Më pas lajmëroi me SMS të gjithë përdoruesit e saj për testimin e 3G-së në Tiranë. Në SMS shkruhet: “Përshëndetje! Plus ju fton të testoni shërbimin 3G në qytetin e Tiranës duke filluar që nga data 09/04/2015. Për më shumë informacion kontaktoni shërbimin e kujdesit ndaj klientit në 140 ose vizitoni Zona Plus në Tiranë. Së shpejti edhe në qytete të tjera të vendit! Kujdes me konsumin e Internetit.” Operatori Plus Communication fitoi autorizimin individual të 3G-së në 15 Shtator të 2014 dhe u deshën pothuajse 7 muaj që të fillonte ofrimin e këtij shërbimi për abonentët e saj. Ju kujtojmë se Plus ishte i vetmi operator që qëndronte pas në këtë aspekt sepse tre operatorët e tjerë tashmë kanë fituar autorizimet individuale për 4G-në. 

Android Lollipop arrin shifrën e 5 % adoptim ndërsa KitKat del në krye 

Lollipop ForestTre mujori i parë i këtij viti u mbyll me muajin Mars, dhe muaji Prill është i ngarkuar me raporte financiare dhe hegjemonie në botën e teknologjisë. Sot, Google publikoi raportin e saj për platformën e mirënjohur Android, duke shprehur në bazë numerike sundimin e versionit KitKat ndaj Jelly Bean dhe Lollipop. Ajo që spikati ishte rritja përsëri e versionit 4.4 KitKat ndërsa na zhgënjeu ajo që të gjithë po presin padurimi, version Android Lollipop. KitKat ka lënë pas Jelly Bean që personifikohet me versionet 4.1, 4.2 dhe 4.3 të Android. Lollipop zotëron 5.4 % adoptim, KitKat 41.5 %, Jelly Bean 40.7 %, Ice Cream Sandwich 5.7 %, Gingerbread 6.4 % dhe Froyo 0.4 %. Kjo është pasqyra e adoptimit të versioneve të këtij sistemi operativ mjaft popullor. 

Fondacioni Bitcoin gjendet në kushte të vështira financiare 

bitcoin-100039995-galleryFondacioni Bitcoin, krijuar në 2012 për të promovuar monedhën virtuale, ka hedhur poshtë pretendimet nga një anëtar i bordit se kompania është pranë falimentimit por pranoi problemet e mëdha financiare. Ditën e djeshme bordi i drejtuesve hodhi poshtë pretendimet e bëra nga Olivier Janssens se monedha virtuale është pranë falimentimit. Në fillim të 2013, bitcoin kishte një vlerë prej 14 dollarë ndërsa në nëntor shkoi në 1145 dollar. Tre javë më pas, monedha ra në 569 dollar ndërsa sot ajo vlerësohet 258 dollar. Këto ngjarje shtuan edhe lajmet e këqija rreth organizatës. Rënia e fuqishme e vlerës së bitcoin ka ndikuar në themel të fondacionit. 

Facebook po teston një integrim të mundshëm me WhatsApp 

Screenshot_2015-04-04-19-52-36-1024x604Një vit pas blerjes së aplikacionit të famshëm të komunikimit WhatsApp, Facebook ka filluar të testojë një veçori të re në aplikacionin Android duke sjellë integrimin me WhatsApp. Rrjeti social ka shtuar një buton dërgimi “Send” i cili identifikohet me logon e WhatsApp dhe shfaqet në momentin e përditësimit të statusit nga përdoruesi. Ky buton, i vendosur në pjesën e djathtë, aktualisht është i disponueshëm vetëm për disa përdorues Android të aplikacionit Facebook, raporton GeekTime. Kjo lëvizje duket se është hapi i parë që hidhet drejt bashkveprimit të dy platformave. 

Office Online dhe Dropbox: Një bashkëpunim i frytshëm 

02-2fa-for-dropboxMicrosoft fokusin më të madh vitin e shkuar e pati në ofrimin e shërbimit të Office edhe në platformat rivale si Android dhe iOS. Por ekspansioni më i kompanisë është brenda një shfletuesi kur secili prej nesh, pavarsisht nëse ka një abonim në Office ose jo, përmes uebsajtit Office.com do të përfitojnë një integrim më të thellë më Dropbox në disa aspekte si: Krijim, editim, shpërndarje të dokumenteve Word, Excel dhe PowerPoint. Kjo është një lëvizje e madhe nga Microsoft duke larguar një “makth” të afro 300 milion përdoruesve të Dropbox. Por a mund të ndikojë kjo në uljen e popullaritetit të shërbimeve të Microsoft si OneDrive dhe OneDrive për bizneset? Ditën kur të aksesoni me llogarinë tuaj të Microsoft uebsajtin Office.com, do të ballafaqoheni me një njoftim për integrimin e Dropbox në ueb aplikacionet Office si dhe do të ofrohet një lidhje për të shtuar llogarinë tuaj Dropox. 

Përshtypjet tona të para për Lumia 640: Microsoft ka bërë një punë fanstatike me këtë smartfon 

lumia-640-hand-heroTelefoni është i disponueshëm në variantet 3G dhe LTE. Ky i fundit ka një kosto ekstra krahasuar me të parin. Gjëja e parë që të gjithë mund të mendoni është se ky smartfon pason modelet Lumia 630/635 me të njëjtin dizajn dhe pamje. Si një telefon i parametrave mesatar, ky smartfon ofron shum për çmimin që ka. Ekrani me rezolucion 720p është mjaft cilësor duke shfaqur një mprehtësi dhe saktësi ngjyrash. Kamera është një tjetër hap i mirë duke lënë pas sensorin 5 Megapiksel në Lumia 630/635 për të përdorur një tjetër 8 Megapiksel. Dhe këtë here kamera është e paisur edhe me një dritë flash. Ndryshim tjetër mjaft me rëndësi është madhësi e shtuar e RAM-it prej 1 GB, që tani duket të jetë standarti i Microsoft me telefonët Lumia. Por edhe kamera frontale është një tjetër component kyç që paraardhësit nuk e zotëronin.  

Facebook Messenger mbërriti edhe në formën e një aplikacion uebi 

fb-messengerSë fundmi, Facebook ka lancuar një aplikacion të ri të shërbimit të saj të komunikimit Messenger dhe nuk bëhet fjalë për një aplikacion për smartfonët apo tabletët tanë. Në të vërtetë Facebook ka lançuar një aplikacion uebi tëc ilin mund ta përdorni përmes uebfaqes Messenger.com duke e bërë shërbimin të disponueshëm edhe nga një kompjuter desktop. Rrjeti social kohët e fundit është përpjekur të zgjerojë platformën Messenger duke krijuar një vegël komunikimi tepër të domosodoshme për përdoruesit e internetit, një aplikacion që filloi vetëm si një mënyrë për të komunikuar me miqtë në Facebook. Tanimë Messenger zotëron plot 600 milion përdorues aktiv në muaj. Një shifër kjo goxha e lartë nëse marrim parasysh periudhën kohore të shkurtër që Messenger është pjesë e tregut. 

Një vështrim i përgjithshëm mbi ndërtimin e ri teknik 10051 të Windows 10 për smartfonët 

wp_20150410_16_02_10_pro-100578696-largeDitën e djeshme Microsoft lancoi ndërtimin e ri paraprak të Windows 10 për smartfonat Windows. Ky përditësim solli një sërë karakteristikash të reja por disavantazhi qëndron në faktin se ai është tepër i ngadaltë. Dhe ngadalësia bie në sy që në momentin e shkarkimit dhe instalimit të këtij përditësimi. Versioni paraprak teknik i Windows 10 sjell në smartfona shfletuesin e ri të shumëpërfolur të Microsoft, Project Spartan krahash versioneve të reja të aplikacioneve ekzistuese si Outlook Mail, Outlook Calendar, Phone, Messaging, People dhe Maps. Përdoruesit që kanë shkarkuar këtë përditësim në smartfonin e tyre Windows do të përballen githashtu dhe me një përmirsim të dukshëm në aplikacionin e kamerës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>