Blog

Muaji Prill Java 3-të në PCWorld: Mbyllen aplikimet dhe mblidhet juria e Albanian ICT Awards ndërsa në Kosovë nuk mund të ketë 3G dhe 4G cilësore

Apr 19 2015
0 Shpërndarje
Muaji Prill Java 3-të në PCWorld: Mbyllen aplikimet dhe mblidhet juria e Albanian ICT Awards ndërsa në Kosovë nuk mund të ketë 3G dhe 4G cilësore

 

NoPrimaryImageJava që lamë pas foli e gjitha shqip në PCWorld Albanian. Me 10 Prill u mbyllen aplikimet në Albanian ICT Awards ndërsa më 17 Prill u mblodh juria duke u parapërgatitur për fazën e vlerësimit të projekteve. Autoriteti rregullator Kosovar i telekomunikacionit ARKEP tha se Kosova nuk ka kapacitete për të ofruar shërbimet 3G dhe 4G me cilësi të lartë. Pak ditë më pas IPKO raportoi probleme të vazhdueshme të rrjetit. Në Shqipëri, Vodafone dhe AMC fituan të tjerë spektra në frekuencat 4G ndërsa ALBtelecom dhe PTK nënshkruan një memorandum mirëkuptimi duke rrëzuar barrierat e Roaming mes Shqipërisë dhe Kosovës. Startup Grind Tirana sjell në Shqipëri Baybars Altuntas ndërsa Youtube fillon të ofrojë mbështetje të gjuhës Shqipe. Dhe e fundit e jo më pak e rëndësishmja: Një artikull i Atdhe Bujës demostroi hakimin e sistemeve “Air Gapped”.

Mbyllen aplikimet, Albanian ICT Awards hyn në fazën e vlerësimit të kandidatëve

ICT AWARDS - Drejt FinzalizimitAplikimet në konkursin mbarëkombëtar Albanian ICT Awards janë mbyllur zyrtarisht në orët e vona të dates 10 Prill. Më herët ju vumë në dijeni për shtyrjen e afatit të aplikimeve nga data 31 Mars në datën 10 Prill. Siç u kemi njoftuar më parë, me qëllimi ofrimin e kontributit në sektorin e ICT, ICTSmedia ka nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi me institucione publike si Ministria e Inovacionit, Agjencia kombëtare e Shoqërisë së informacionit dhe disa institucione me rëndësi në Kosovë e Shqipëri. Duke marrë shkas nga kjo, mbrëmja Gala e ICT Awards u zhvendos në Javën e Inovacionit (11-17 Maj 2015).

AKEP: Operatorët Vodafone dhe AMC fitues edhe në tenderin e dytë të frekuencave 4G

amc-vodafoneAutoriteti rregullator i komunikimeve elektronike dhe postare në Shqipëri(AKEP), ka marrë oferta në spektrin 2500 Mhz- 2960 Mhz nga operatorët Vodafone Albania dhe AMC. Tenderi lançuar gjatë muajit Shkurt, pak përpara përmbylljes së tenderit të parë të frekuencave 4G ku dolën fitues operatorët Vodafone, AMC dhe Albtelecom, ofronte akses në 14 blloqe çiftuara 2×5 Mhz dhe 10 të paçiftura në bandën 5 Mhz me një çmim tavan prej 750,000 Eurosh për spektrin e çiftuar dhe 60,000 Euro për spektrat e pa çiftuar.

Hakimi i sistemeve “Air-Gapped” përmes nxehtësisë së gjeneruar nga vetë kompjuterat

ab1Një grup hulumtuesish izraelitë të sigurisë në Laboratorin e Sigurisë Kibernetike pranë Universitetit Ben-Gurion i Negev kanë zbuluar një teknikë të re për të hakuar ose ndërhyrë në hapësirën mes kompjuterëve të quajtur “Ultra-Secure Air-Gapped Computers” për të përvetësuar të dhëna. Kjo arrihej përmes dërgimit të impulseve të nxehtësisë duke vënë nën presion sensorët termik të kompjuterit. Sistemet Air-gapped përdoren në situata të sigurisë së lartë, të cilat kryesisht përdoren nga agjensitë qeveritare për të mbrojtur informacionet private ose klasifikuara nga sulmet kibernitike.

Mblidhet juria e Albanian ICT Awards, fillon faza tjetër e rëndësishme e vlerësimit të projekteve

11134119_453964328093432_4107267911838469027_oAshtu siç u kishim lajmëruar më parë mbërriti një nga momentet më vendimtare të rrugëtimit të Albanian ICT Awards në vitin e tij të tretë. Data 17 Prill vendosi të gjithë pjesëtarët e jurisë në një diskutim kokë më kokë çka do të përcaktonte edhe vijueshmërinë e konkursit mbarëkombëtar. Ekipi organizativ i Albanian ICT Awards tashmë vjen me një eksperiencë tre vjeçare në drejtimin e këtij konkursit i cili çdo vit sa vjen e bëhet më popullor për të gjithë shqiptarët e apasionuar pas teknologjisë. Takimi i punës me të gjithë anëtarët e jurisë rezultoi me një axhendë mjaft të ngjeshur, një takimi i cili tashmë është një traditë kur përcaktohen edhe rolet e individëve specifikë të jurisë si Kryetari dhe Zv Kryetari.

ALBtelecom dhe PTK rrëzojnë barrierat “Roaming” mes Shqipërisë dhe Kosovës

11136726_10153199980314166_268167139736724391_nDy gjigandët e telekomunikacionit Shqiptar dhe atij Kosovar, ALBtelecom dhe PTK respektivisht, u bënë subjekt i një memorandumi mirëkuptimi ku që qendër të objektivave të tij qëndron ofrimi i shërbimeve të telefonisë së lëvizshme dhe internetit me çmime shumë më të lira. Përmes operatorëve të tyre mobile, Eagle Mobile dhe Vala, dy kompanitë njoftuan nënshkrimin e këtij bashkëpunimi të ri, të cilët jo pak herë i kanë munguar dy shteteve. Po çfarë do të thotë ky memorandum bashkëpunimi për abonentët e Vala-s? Do të thotë që abonentët e operatorit mobil Vala do të mund të përdorin të shërbimet që ofron kompania me të njëjtat çmime si në Kosovë. Ky vendim do të hyjë në fuqi në fillim të sezonin turistik veror kur dhjetëra qytetarë kosovarë vizitojnë plazhet shqiptare.

Gjuha shqipe sapo i është bashkuar 76 gjuhëve të mbështetura nga Youtube

youtube_15_new_languages_addition_google_postGoogle po përpiqet të bëjë më të mirën për të angazhuar përdoruesit e Youtube dhe ditën e djeshme shtoi mbështetjen edhe për 15 gjuhë të reja ku ndërto është edhe gjuha Shqipe. Sipas Google, Youtube ka çuar në 76 numrin  e gjuhëve të mbështetura dhe tha se duke shtuar këto 15 gjuhë të reja, platforma do të arrijë të mbulojë 95% të popullsisë së internetit. Javën e shkuar, Google zbuloi edhe planet e saj për krijimin e një abonimi mujor për ata përdorus që duan të shfletojnë në platformën e videove pa u bezdisur nga reklamat. Youtube u dërgoi e-mail të gjithë krijuesve të përmbajtjeve duke i lajmëruar në lidhje me këtë risi të platformës.

Më 26 Maj Startup Grind Tirana sjell në Shqipëri sipërmarrësin ndërkombëtar Baybars Altuntas

LogoIshte data 9 Prill kur Startup Grind Tirana mbajti takimin e fundit, dhe i radhës po vjen muajin e ardhshëm, pikërisht në datën 26 Maj. Ky takim do të jetë disi ndryshe nga ato që janë organizuar më parë duke marrë shkas edhe nga një i ftuar ndëkombëtar. Por çfarë është Startup Grind? Startup Grind është një komunitet global startup-esh ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit. Çdo muaj mbahet takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje.

Pse Vala dhe IPKO nuk mund të ofrojnë shërbime cilësore të “3G-së” dhe “4G-së”?

validationandintegrationShërbimi 4G LTE nuk mund të ofrohet nga asnjë operator mobil në Kosovë. Ky ishte lajmi që bëië bujë para pak ditësh duke hedhur poshtë çdo pretendim që shikojnë qytetarët kosovarë në lidhje me internetin 4G. Madje ARKEP shkon më larg duke thënë se edhe 3G nuk ofrohet në cilësinë e duhur dhe kjo ndodh si shkak i mungesës të spektrave të frekuencave. Në fund të 2013-tës, në televizorët dhe rrjetet sociale shpërtheu vrulli i interntit 3G dhe 4G në Kosovë. Madje operatorët filluan të reklamonin shtrirjen e rrjetit të tyre 3G dh 4G përgjatë Kosovës. IPKO ishte ndër të parët që akoma pa shtrirë rrjetin 3G filloi të reklamonte 4G. Në fakt mungesa e brezit të frekuencave nuk është për faj të IPKO-s e as operatorit tjetër Vala.

Microsoft prezantoi telefonin e radhës buxhetor, Lumia 540 me ekran 5 inç 720p dhe 1 GB RAM për 150 dollar

microsoft-lumia-540Microsoft sapo ka lançuar një tjetër telefon Windows të linjës së smartfonëve buxhetor quajtur Lumia 540. Natyrisht që karakteristika kyçe e tij është çmimi dhe do të kushtojë vetëm 150 dollar. Me këtë kosto ju do të keni në dispozicion një smartfon me ekran 5 inç 720p, proçesor Snapdragon 200, mbështetje për dy karta, 1 GB RAM, 8 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave dhe një kamër të pasme 8 Megapiksel. Ky telefon do të shënjestrojë tregjet në zhvillim të Azisë, Afrikës, Lindjes së Mesme, Europës qëndrore dhe lindore. Do të jetë i disponueshëm në katër ngjyra: blu, portokalli, bardhë dhe zezë.

Saga e tregut të telekomunikacionit në Kosovë vazhdon: IPKO lë përdoruesit e telefonisë mobile pa shërbim

reklama_ndriquese_m20101022145049429Dita e djeshme nuk ishte aspak e mirë për abonentët e operatorit mobil IPKO në Kosovë. Në rrjetet sociale kishte ankesa nga ana e përdoruesve për mungesë të shërbimit të interneti 3G në telefonët e tyre celular pas orës 13:00 ndërsa pas orës 15:00 valët 3G ishin terësisht të padisponueshme. Kjo po ndodh në një moment mjaft kritik kur pak ditë më parë në mediat kosovare shkruhej “3G dhe 4G në Kosovë janë një mashtrim” me arsyetimin e nuk ka kapacitete për ofrimin e një shërbimi të tillë. Ne në PCWorld Albanian përgatitëm edhe një artikull ku shpjeguam pse kjo është e vërtetë dhe kur qëndronte problemi i këtyre mangësive. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>