Blog

Muaji Prill Java 4 në PCWorld Albanian: Ubuntu 15.04, Windows 10 10061 dhe Nokia pranë rikthimit në biznesin e telefonëve

Apr 26 2015
0 Shpërndarje
Muaji Prill Java 4 në PCWorld Albanian: Ubuntu 15.04, Windows 10 10061 dhe Nokia pranë rikthimit në biznesin e telefonëve

PCWORLD

Java e katërt e teknologjisë në PCWorld Albanian i dedikohet e gjitha sistemeve operative Ubuntu dhe Windows 10. Ubuntu kaloi në versionin 15.04 ndërsa Windows 10 solli ndërtimin 10061. Tani jemi në pritje të konferencës së zhvilluesve Build 2015 që do të mbahet në datat 29 Prill – 1 Maj. Lajmi i bujshëm gjithësesi ngelet një rikthim i mundshëm i Nokia në biznesit e telefonëve në 2016-tën. Universiteti Amerikan i Kosovës mbajti një konferencë me rastin e ditës ndërkombëtare të Femrës në TIK. Europa filloi luftën me Skype dhe WhatsApp. Një amerikan qëllon 8 plumba mbi kompjuterin e tij Dell ndërsa në Google Maps shfaqet imazhi i logos së Android duke urinuar mbi atë të Apple. Pak seriozitet dhe pak nota humori, kjo javë ka qenë ndër më të larmishmet përsa i përket industrisë së teknologjisë.

Konferenca e zhvilluesve Build 2015: Çfarë të presim nga Microsoft?

microsoft-build-2015Konferenca “Build 2015” e Microsoft do të startojë ditën e mërkure me 29 Prill dhe do të zgjasë gjer më 1 Maj. Pritshmëritë nga Microsoft janë të larta prandaj kjo konferencë do të ketë një vëmendje të veçantë nga zhvilluesit por që po ngjall edhe një interes të lartë tek bizneset dhe konsumatorët individuale. Në fakt, kompania ditën e djeshme ka publikuar aplikacionin që do të mbajë të informuar të gjithë në lidhje me detajet e evenimentit, aplikacion i cili është i disponueshëm në Android, iOS dhe Windows Phone. Ky eveniment është një shfaqje e përvitshme i cili tërheq vëmendjen e shumë zhvilluesve por edhe të apasionuarve pas teknologjisë. Entuziasmi është i lartë dhe kjo gjë mund të vërehej nga biletat e shitura menjëherë siç ka raportuar Microsoft.

Reforma Europiane në industrinë e telekomunikacionit do të adresojë edhe shërbimet si Skype dhe WhatsApp në 2016

whatsappKomisioni Europian do të ketë në konsideratë rritjen e konkurrencës nga operatorët kabllor dhe shërbimet alternative si WhatsApp kur të ndërtojë rregulloren e re për tregun e telekomunikacionit Europian vitin e ardhshëm, një lëvizje kjo e cila do të mirëpritet nga industria e telekomunikacionit. Një draft i strategjisë së Komisioni Europian vë në dukje konkurrencën mes operatorëve të telekomunikacionit dhe shërbimeve si Skype apo WhatsApp si problematik për vetë faktin se këto të fundit nuk janë subjekt i së njëjtës rregullore pavarsisht se ofrojnë shërbime të ngjashme.

Nokia gati ti rikthehet biznesit të telefonëve mobil në 2016

slide_110113-layoffs-9-100325969-galleryDitëve të fundit kanë qarkulluar disa informacione dhe raporte se Nokia do ti rikthehet biznesit të telefonëve mobil në 2016. Por e ardhmja e Nokia-s në botën mobile nuk do të ngjajë aspak me atë që ka lënë pas me shitjen e divizionit të paisjeve mobile tek Microsoft. Në fakt Nokia do të zhvillojë vetë këto produkte ndërsa markën dhe dizajnin do ja faturojë një prodhuesi tjetër. Dhe kështë veproi edhe me tabletin Nokia N1 para pak muajsh. E vetmja gjë që e pengon kompaninë që të gjitha veprimet ti kryejë vetë është marrëveshja me Microsoft në 2013. Sipas asaj kontrate, Nokia nuk do të mund të ndërtojë e as të shesë produkte me markën e saj deri në fundin e 2016-tës. Ndërsa telefonët e thjeshtë, Nokia nuk do të mund ti prekë për një dekadë me radhë.

Microsoft ka publikuar ndërtimin 10061 të versionit eksperimental të Windows 10. Ja risitë

windows10-start-menu-on-screen-100466241-large (1)Microsoft publikoi ndërtimin e radhës eksperimental të Windows 10 me numër 10061 në orët e vona të mbrëmjes së kaluar me orën tonë lokale. Ky ndërtim i ri do të sjellë ca ndryshime subtanciale së bashku me dy aplikacione të reja të postës elektronike dhe kalendarit si dhe përmirësime të ndërfaqes. Besojmë se duhet të jeni në dijeni të frekuencës së dërgimit të përditësimeve në Windows 10 e cila është e ndarë në dy forma: Përditësimet e menjëhershme të cilat bëhen të disponueshme për përdoruesin menjëherë sapo publikohen nga Microsoft si dhe përditësimet e ngadalta të cilat mbërrijnë tek përdoruesit pas një periudhe testimi. Secili prej jush mund të përzgjedhë se cilën prej formave të përditësimeve do të ndjekë.

Ubuntu 15.04 Vivid Vervet: Menutë e reja, Systemd, Snappy Ubuntu Core dhe shumë të tjera

ubuntu-15-04Ka mbërritur versioni 15.04 i Ubuntu koduar me emërtmin “Vivid Vervet” duke sjellur me vehte një projekt kontravers siç është systemd. Por ky është vetëm njëri prej shumë ndryshimeve që sjell Vivid Vervet. Ky përditësim i sistemit operativ Ubuntu, sjell një dizajn të ri të menuve, disa përmirësime mjaft të rëndësishme të desktop-it, një version të ri të suitës së produktivitetit LibreOffice si dhe disa karakteristika të dedikuara për zhvilluesit, serverat dhe telefonët. I rëndësishëm është fakti se Ubuntu 15.04 akoma përmban ambjentin e Unity 7 të desktopit. Kjo do të thotë se Unity 8 e cila premton të ofrojë një eksperiencë të konvergjuar mes desktopit dhe paisjeve mobile do të mbërrijë në ndërtimet e ardhshme të sistemit operativ.

AUK do të organizojë një konferencë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Femrës në TIK

AUK A U KDita Ndërkombëtare e Femrës në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit(TIK) manifestohet çdo vit në të Enjten e fundit të Prillit në 140 shtete të botës. Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Femrave në TIK mbahet me 23 Prill. Iniciativa e Femrave në TIK është një përpjekje me karakter global që synon të ndërgjegjësojë dhe inkurajojë femrat e reja për ndjekjen e studimeve ku në qëndër të vëmendjes kanë sektorin e teknologjisë së informacionit. Për Kosovën, kjo është hera e parë që manifestohet një organizim i tillë dhe për të shënuar këtë ditë të veçantë do të mbahet një konferencë organizuar nga A.U.K dhe partnerët duke shënuar fillimin e një paradigme të re në sektorin e TIK-ut. A.U.K. në bashkëpunim me EYE – Enhancing Youth Employment dhe USAID’s Empower Private Sector është duke implementuar projektin Female in IT (Femrat në Teknologji) i cili ofron trajnim dhe çertifikim per 70 vajza të reja në tri profile të ndryshme: Teknik Ndihmës i Kompjuterit, Administrator i Sistemeve dhe Rrjetit dhe Zhvillues i Softuerëve dhe Aplikacioneve.

Logoja e Android urinon mbi atë të Apple! Google kërkon falje publike

Screen_Shot_2015-04-24_at_1.57.51_PM.0.0Në një dalje për shtyp në The Washington Post, Google ka kërkuar falje publikisht për një imazh në shërbimin e hartave Maps kur shfaqej logoja e Android duke urinuar mbi logon e Apple. Një zëdhënëse e Google tha për The Washington Post, “kërkojmë falje për atë përmbajtje krijuar nga një përdorues dhe po punojmë për largimin e tij sa më parë.” Kjo pamje vizuale e cila tashmë është hequr gjendej në Pakistan në afërsi të qytetit Rawalpindi dhe është shtuar në shërbimin e Google Maps përmes funksionalitetit Map Maker, një veçori e cila bën të mundur për përdoruesit të shtojnë përmbajtje dhe informacion shtesë. Një llogari përdoruesi në Map Maker mendohet të jetë përgjegjës për këtë gjest.

Një shtetas amerikan shkrepi 8 plumba në kompjuterin e tij Dell pas problemeve që shfaqte me “ekranin blu të vdekjes”

deaddell-100580741-largeNjë shtetas amerikan u shpreh se nuk është penduar aspak që shkrepi 8 plumba në desktopin e tij Dell pavarësisht se u gjobit për këtë gjest. “Më erdhi në maje të hundës”, tha 38 vjeçari për Ars Technica. Sipas shpjegimeve të tij, kompjuteri Dell po vuante nga “ekranet blu të vdekjes” që janë karakteristike në rastet e dështimit të sistemit operativ si pasojë e infektimit nga një maluer apo ndonjë driver i përshtatshëm. Menjëherë rrëmbeu pistoletën e tij 9 mm që kishte blerë në Craiglist dhe i dha udhën të gjithë plumbave për tek kompjuteri i tij. “Ishte qetësuse pasi shfryva gjithë inatin” u shpreh ai për Los Angeles Times. 38 vjeçari pranoi se kjo ishte një “vrasje” me paramendim sepse donte të sigurohej që “dikush” nuk ishte brenda atij desktopi që po tallej me të.

Një vështrim i përgjithshëm mbi Adobe Photoshop Lightroom CC 2015

lighroom_cc_icon_580x388-100580445-largePas daljes në pension së Apertura, dhe pamundësia për tu zëvendësuar nga pasardhësit Photos në OS X, mund të themi me bindje të plotë se tregu i softuerëve të fotove tanimë drejtohet nga Adobe Photoshop Lightroom. Adobe i ka vënë shpresat e saj mbi versionin e fundit të Adobe Photoshop Lightroom CC 2015. Ky version i ri sjell disa karakteristika të reja si HDR, fotot panoramike, identifikim me anë të fytyrës, flitra të rinj dhe një ndërtues slideshow të përmirësuar. Por përmirsimi më interesant ka të bëjë me performancën e këtij softueri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>