Blog

Muaji Shkurt Java 2 në PCWorld: Albanian ICT Awards III, Office 2016, Windows Phone 10

Feb 15 2015
0 Shpërndarje
Muaji Shkurt Java 2 në PCWorld:  Albanian ICT Awards III, Office 2016, Windows Phone 10

Kjo javë i dedikohet e gjitha Vëzhgimit Teknik të Windows 10 për smartfonët dhe Albanian ICT Awards 2014. Gjithashtu spikatën lajme të bujshme si ajo e favorizimit të aplikacioneve Microsoft nga Samsung në modelin e ardhshëm Galaxy S6. Në grupet e rrjetit social Facebook filloi shitblerja përmes implementimit të veçorisë “Sell” (Shes). Mësuam se qeveria Shqiptare nuk kishte bërë asnjë kërkesë në Twitter për informacion përdoruesish. Ju treguam sesi të instalonit një antivirus efektiv dhe falas siç është BitDefender. E fundit por jo më e parëndësishmja, ju informuam lidhur me pesë trendet e sigurisë për 2015.

NoPrimaryImage

 

Starton gara mbarëkombëtare Albanian ICT Awards III me risi dhe çmime të reja

ICT-AWARDS-2Janë hapur zyrtarisht aplikimet për edicionin e tretë të eventit tashmë të mirënjohur nga të gjithë shqiptarët, Albanian ICT Awards. Shtëpia botuese ICTSMedia gjatë një eventi mbajtur ditën e djeshme në qendrën Protik shpalli të hapur këtë konkurs dixhital tashmë pjesë e jona që prej tre vitesh. Qëllimi i këtij organizimi është gjurmimi i inovatorëve dhe promovimi i vlerave e individëve të shoqërisë së informacionit që nga adoleshentët, të apasionuarit gjer tek akademikët si dhe ofrimi i mundësive për ta dhe pse jo për publikun e shqiptar.

 

Ja sesi të instaloni një antivirus efektiv dhe terësisht falas

gfehkeptotwpbiog2mi6Të gjithë që kanë një kompjuter Windows e dinë shumë mirë rëndësinë e të pasur të një softuer sigurie të cilin që të gjithë e quajmë Antivirus. Për këtë u themi që nuk është aspak e nevojshme të paguani që ta keni një të tillë. Në këtë artikull kemi përgatitur një udhëzues me rekomandimet tona. Microsoft Security Essentials është një opsion mjaft I mire dhe falas, por në testimet e antivirusëve nuk cilësohet më aq kompetent.

 

Publikohet raporti i dytë i transparencës së Twitter, asnjë kërkesë nga Shqipëria

twitter_happeningTwitter ka publikuar raportin e dytë të transparencës për 2014. Ky raport detajon kërkesat qeveritare, të organizatave ose komunitetit për të dhëna në rrjetin social përgjatë periudhës Qershor – Dhjetor 2014. Nga ky raport u vu re një rritje me 40 % në kërkesa mes dy periudhave të vitit që lame pas. Gjatë gjysmës së parë të 2014, siç ju kemi vënë në dijeni kishim një kërkesë nga qeveria Shqiptare për informacion. Ndërsa këto të dhëna mungonin për vendet fqinje si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia dhe Serbia.

 

Vëzhgimi teknik i Office 2016 është i disponueshëm për tu shkarkuar nga të gjithë

screen_shot_2015-01-30_at_8.46.57_pm_storyMicrosoft aktualisht ka një grup privat përdoruesit të Office 2016 të cilët po testojnë versionin e ardhshëm të suites së produktivitetit. Për të gjithë ata që ndiheshin të lënë në harresë, ekziston më në fund një mënyrë për të shkarkuar Office 2016. Nëse vizitoni lidhjen e paraqitur mëposhtë, lehtësisht mund të regjistroheni në programin e Office 2016 dhe ta shkarkoni. Pasi që të jeni identifikuar, automatikisht do të drejtoheni për tek panelin ku mund të shkarkoni vëzhgimin teknik të Janarit për Office 2016.

.

Facebook paraqiti një mënyrë të re për të shitur produkte në grupet e rrjetit social

groups-buy_sell-12Ditën e martë rrjeti social Facebook lajmëroi shtimin e një opsion të ri për Facebook Group. Ky opsion është dizenjuar për ta bërë më të lehtë paraqitjen e një produkti për shitje. Butoni ‘Sell’, i cili po fillon të ofrohet në çdo shtet të botës, ka për qëllim implementimin e postimeve ku mund të bëhet një përshkrim i produkteve, një çmim dhe një vendodhje e tij. Ky rrjet social përfshin sot miliona grupe të krijuar në bazë të interesave të përbashkëta dhe grupet ku reklamohet dhe shiten produkte rezultojnë të jenë ata më popullorët. Pjestarët e këtij grupi përdorin Facebook si një mënyrë për të shitur produkte të veçanta.

 

Ekskluzive: Kjo është Windows 10 në gjithë madhështinë e saj (Foto)

DSC_0442Ka mbërritur edhe Vëzhgimit Teknik i Windows 10 për telefonët Windows premtuar nga Microsoft gjatë konferencës së 21 Janarit. Windows 10 do të sjellë një dyqan të unifikuar aplikacionesh dhe është një ndër lëvizjet madhore të gjigandit të softuerit. Aktualisht ky Vëzhgim Teknik është i disponueshëm në disa telefonë buxhetor Lumia si 630, 635, 730, 735 dhe 830. Kanë ngelur jashtë këtij përditësimi telefonët më të mirë të kompanisë si Lumia 930 dhe Lumia 1520.

 

Samsung hedh sytë nga Microsoft, aplikacionet e këtij të fundit do të jenë të para instaluara në Galaxy S6

galaxy-teaserSë fundmi kemi dëgjuar raporte të ndryshme që zbulojnë se Samsung mund të sjellë një version Android vetjak dhe në një raport zyrtar nga Sammobile shkruhet se kompania mund të braktisë ndërfaqen TouchWiz të serisë Galaxy dhe në vend të kësaj të ofrojë një version Stock të Android Lollipop të shoqëruar me disa aplikacione të parainstaluara të Microsoft. Nëse kjo rezulton të jetë e vërtetë, kjo është një nga shenjat që tregon se Samsung po ndryshon strategjinë e saj për të minimizuar varësinë që ka ndaj Google dhe platformës mobile Android.

 

5 trendet e sigurisë së informacionit që do të spikatin në 2015

top-5-100534913-primary.idgePërsa i përket sigurisë së informacionit, 2014 ka qënë një vit i mbushur me sulme kibernetike ndaj kompanive të mëdha, bizneseve, bankave, qeverive etj. Kjo do të thotë që çdo vit e më shumë krimet kibernetike po bëhen akoma më masive. Një manaxher në Forumin e Sigurisë së Informacionit, Steve Durbin, ka parashikuar 5 trende të sigurisë që do të mbizotërojnë ne vitin 2015.

Lajmet e fundit>