Analiza

Muaji Shkurt Java 3-të në PCWorld: Raporti i AKEP, Agron Mustafa CEO i PTK-së dhe përditësimi Blackberry 10.3.1

Feb 22 2015
0 Shpërndarje
Muaji Shkurt Java 3-të në PCWorld: Raporti i AKEP, Agron Mustafa CEO i PTK-së dhe përditësimi Blackberry 10.3.1

NoPrimaryImage

Kjo javë i dedikohet raportit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike në Shqipëri dhe emërimit të Agron Mustafës si CEO i Postës dhe Telekomit të Kosovës. Nga mesi i javës plasi skandali i kompanisë Lenovo që kishte shitur laptopë me maluer. U bënë 25 vite që nga debutimi i Photoshop, ndërsa Blackberry solli përditësimin madhor 10.3.1 në të gjithë telefonët me platformën Blackberry 10. Prodhuesi i çipeve Qualcomm prezantoi dy modele të reja çipash që do të sjellin teknologjitë 4G LTE dhe video 4K në telefonët buxhetor. Ju prezantuam disa detaje të suksesit të Apple dhe e fundit dhe jo më e parëndësishmja, kompanitë ajrore europiane pranë implementimit të shërbimit Wi-Fi në bordin e aeroplanëve edhe gjatë udhëtimeve.

AKEP: Shqipëria numëron 3.36 milion përdorues aktivë të telefonisë celulare, 247,070 fikse dhe 206,896 të intenetit broadband

timthumbTregu i telekomunkacionit shqiptar po shfaq shenja pozitive zhvillimit. Të paktën kështu tregon raporti i tremujorit të fundit të 2014 publikuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike në Shqipëri. Në faqen zyrtare të autoritetit u publikuan të dhënat e tre segmenteve kyç të këtij sektori: Telefonia e Lëvizhme(Celulare), Telefonika Fikse dhe Interneti Broadband. Sipas të dhënave që janë paraqitur në këtë raport, 2014 ishte një vit suksesi për Internetin Broadband në Shqipëri.

 

Gjigandi Kosovar i telekomunikacionit, PTK, tani nën lidershipin e Agron Mustafës

27-monaco,-balline-te-ekonomia_2701121617_1Kompania më e madhe e telekomunikacionit në Kosovë, PTK, e fillon këtë vit me një ndryshim madhor. Tani në krye të Postës dhe Telekomi të Kosovës është emëruar Agron Mustafa. Në një njoftim për media citohej se bordi i drejtues i shoqërisë aksionere PTK në një mbledhje të mbajtur kishte vendosur unanimisht që gjigandi i telekomuikacionit kosovar të të udhëhiqet nga Agron Mustafa. Sipas njoftimit bëhej me dije se kjo përzgjedhje është bërë pas një proçesi shumë transparent të udhëhequr nga bordi i drejtuesve dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike.

 

 Lenovo ka shitur laptop që përmbanin mauler

234ccbee58a765cefd8fce7405bc68f98ff11023Prodhuesi i kompjuterave Lenovo ka hedhur në treg laptopë që përmbajnë një maluer i cili duke ekspozuar kompjuterin ndaj sulmeve kibernetike. I krijuar nga një kompani e quajtur Superfish, softweri infekton adresat në uebfaqet që ju vizitoni. Përveç hapësirës që zë në laptop, ky softuer është tepër i rrezikshëm sepse ai anashkalon protokollet e sigurisë. Kjo është një strategji e paligjshme që u përdor dhe në një sulm të një avioni gjatë fluturimit muajin që shkoi. Një ekspert i sigurisë u shpreh se kjo metodologjia që përdorin hakerat për të fituar kontroll nga një kompjuteri ose paisje elektronike.

 

Adobe Photoshop feston datëlindjen e 25-të (Video)

facebookcover_Grid-copySoftueri editues i grafikave që të gjithë ne e njohim me emrin Adobe Photoshop, është pjesë e jona që prej 25 vitesh. Kompania ka publikuar një video në platformën e Youtube ku shfaqen momentet dhe disa nga realizimet më të bukura në Photoshop. Video titullohet “Dream On” (Endërro) dhe është krijuar nga realizimet e disa artistëve në të gjithë botën të cilët kanë dërguar projektet e tyre në formatin PSD tek Adobe duke kontribuar në këtë video. Adobe krijoi animacione me realizimet e këtyre artistëve dhe e gjitha videoja është bërë në Photoshop.

 

Blackberry 10.3.1 po sjell Blackberry Meetings dhe Blend në të gjithë modelet e telefonëve Blackberry 10

Blackberry-10-logoPërgatituni të suprizoheni nga versioni më i fundit i Blackberry 10, ai 10.3.1. Kështu të paktën thotë Blackberry në blogun e tij zyrtar. Përditësimi i radhës mendohet të sjellë një sërë përmirësimesh të dukshme në paisjet Blackberry 10. Blackberry 10.3.1 do të jetë i disponueshëm në modelet: Q5, Q10, Z10, Z30, Z3, Porsche Design P9983 dhe Blackberry Passport. Konsumatorët do të njoftohen përmes Blackberry Hub sapo përditësimi të jetë i disponueshëm.

 

Çipet e reja të Qualcomm do të sjellin 4K dhe 4G-në në telefonët me kosto mesatare dhe të ulët

snapdragon-100565453-largeQualcomm po vendos bazat për teknologjitë 4K dhe LTE në telefonët buxhetor me modelet e reja të çipeve, Snapdragon 620 dhe 618. Këto dy çipe do të jenë të mbërrijnë në paisjet mobile nga gjysma e dytë e këtij viti. Smartfonët e paisur me këto çipe do të kenë një kosto prej 300 dollarësh, ku disa nga veçoritë e teknoligjive 4K dhe LTE do të adoptohen nga modelet e një performance të lartë të çipe si Snapdragon 810.

 

Ja pse Apple është kompania me e suksesshme në histori

screen-shot-2014-10-23-at-7.14.43-am-100526531-primary.idgeTë gjithë e dinë se Apple pati një tremujor tepër të suksesshëm gjatë hedhjes në treg të dy produkteve të saj më të reja iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Por është e vështirë të arrish të perceptosh vlerën e Apple pa i hedhur një sy shifrave konkrete. Shifrat kanë treguar që Apple nuk është kompania më e suksesshme tani për tani por është më e suksesshmja në të gjithë historinë e teknologjisë.

 

Kompanitë ajrore Europiane së shpejti do të ofrojnë shërbimet e internetit edhe gjatë fluturimeve

aircraft-jet-trailKompanitë ajrore Europiane po konkurrojnë njëra – tjetrën në ofrimin e shërbimit të internetit gjatë udhëtimeve komerciale. Ky sektor zotëron një potencial miliona dollarësh të ardhura përmes zbavitjes, ofrimit të shërbimeve dhe reklamimit. Në SHBA, 66 % e pasagjerëve të këtyre kompanive e kanë shansin për të aksesuar internetin gjatë një fluturimi krahasuar me 24 % në rang botëror.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>