Lajmet

Multivision TV lanson transmetimin drejtpërdrejt në iPhone

Nov 27 2009
0 Shpërndarje
Multivision TV lanson transmetimin drejtpërdrejt në iPhone

Tani e tutje, Multivision TV do të mund të ndiqet kudo në botë aty ku ka rrjet interneti pa tela (wireles network) apo edhe nëpërmes GPRS-it.

Procedura për shikimin e programit është shumë e thjeshtë. Në shfletuesin Safari të pajisjes tuaj iPhone shkruani www.mtv-live.com, shfletuesi i faqes përmes aplikacionit detekton se vizituesi është nga aparati mobil dhe automatikisht ju ridrejton te pjesa në të cilën ju mund ta shihni transmetimin e drejtpërdrejt.  E tëra që juve ju mbetet të bëni është të shtypni butonin PLAY.

Me këtë rast Multivision TV bëhet televizioni i parë vendorë me transmetim ne  telefoni mobile.

Lajmet e fundit>